TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Smajljaj: “Ngutia” në Kuvend, sinjal i krizave të reja politike e pasigurisë institucionale

by TËVË 1
2 orë ago
0
A A
Smajljaj: “Ngutia” në Kuvend, sinjal i krizave të reja politike e pasigurisë institucionale

Seanca e gjatë e Kuvendit të Kosovës, ku janë miratuar në parim disa projektligje deri në orët e vona të natës, ka nxitur reagime dhe interpretime të ndryshme nga njohës të politikës.

Politologu Avdi Smajljaj ka vlerësuar se ngjeshja e agjendës legjislative lidhet me krizat politike të zgjatura dhe mungesën e stabilitetit institucional në vend.

Sipas tij, mënyra e organizimit të punës së Kuvendit tregon se mund të jetë në prag të një tjetër krize politike, sidomos për shkak të pasigurisë rreth zgjedhjes së presidentit dhe mungesës së konsensusit mes partive.

Ai ka theksuar se përpjekja për miratimin e një numri të madh ligjesh brenda një kohe të shkurtër lidhet edhe me frikën se Kuvendi mund të mos ketë funksionim të rregullt në periudhën në vijim, për shkak të zhvillimeve të mundshme politike dhe zgjedhore.

“Fakti që është ngjeshur kaq shumë agjenda legjislative, janë pikërisht partitë dhe krizat që kemi pasur më shumë se një vit dhe tashmë kjo nguti tregon që sikur Kuvendi po përgatitet për një krizë të radhës, sepse me gjasë nuk do të kemi president, nuk ka disponim nga partitë që t’i shtojnë aktivitetet e tyre drejt gjetjes së një zgjidhje për një president”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Smajljaj ka shtuar se kjo qasje tregon një përgatitje të heshtur për kriza të reja institucionale, duke përfshirë sfidat për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit në afatet kushtetuese.

Sipas tij, deputetët që po votojnë këto ligje janë njëkohësisht pjesë e situatave politike që kanë prodhuar vetë krizat e deritanishme në vend.

“Ideja është që të kalojnë sa më shumë ligje që është e mundur, sepse pastaj thonë që nuk do të kenë Kuvend për një kohë, për faktin se ne nuk e dimë që a do të ketë zgjidhje pas zgjedhjeve, apo është prapë ai rreziku për kriza institucionale, se kë do ta kemi kryetar të Kuvendit, a do të bëhet Qeveria, pastaj prapë mund të mos kemi president dhe do të kemi vetëm zgjedhje. Shenjat janë që krejt kjo nguti tregon që deputetët po përgatitet për krizat e radhës, të cilat vetë këta deputetë që po i votojnë janë vetë ata që i kanë shkaktuar”, tha ai. /teve1.info/

Tags: Avdi SmajljajKuvendi i KosovesprojektligjeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën