Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se e mirëpret mbështetjen e tyre të fortë lidhur me procesin e dialogut.
“Në ditën e 2 në Kosovë, u takova me lidershipin e partive kryesore opozitare shqiptare të Kosovës për të informuar mbi gjendjen e dialogut dhe për të dëgjuar opinionet dhe vlerësimet e tyre. E mirëpres mbështetjen e tyre të fortë për Dialogun”, shkroi ai.