TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Britania e Madhe është partner kyç strategjik

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Kurti: Britania e Madhe është partner kyç strategjik

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Britania e Madhe është partner strategjik duke shprehur gadishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Ai kështu është shprehur gjatë takimit që ka zhvilluar me Sekretaren për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

“Në takim, kryeministri Kurti shprehu falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e theksuar marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimin për sigurinë dhe prosperitetin evropian. Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar është partner kyç strategjik dhe u zotua për thellim të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Duke folur për zhvillimin ekonomik të vendit, kryeministri Kurti theksoi rritjen e buxhetit dhe rishpërndarjen e drejtë të tij, si dhe vuri në pah fushat në zhvillim me theks sektorin e teknologjisë dhe atë të bujqësisë.

Kryeministri Kurti foli për investimet në fushën e mbrojtjes, ushtrimet e përbashkëta dhe bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar për të ofruar trajnime dhe mbështetje për Ukrainën.

Në kuadër të zhvillimit demokratik, kryeministri e vlerësoi procesin e zbatimit të plotë, gradual dhe pa përjashtime të Ligjit për të Huajt.

“Kryeministri Kurti theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si synime strategjike, janë thelbësore për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti e informoi Sekretaren Cooper për kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, me mbështetjen e Rusisë, përfshirë operimin me 48 bazat ushtarake të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën.

Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë vizitës, kryeministri Kurti pritet të ketë takime të nivelit të lartë me zyrtarë britanikë dhe ndërkombëtarë, si dhe do të marrë pjesë në Konferencën e Londrës për Mbrojtje.

Tags: britania e madhekurtipartneri kyç
ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ njofton se çdo komunë do të ketë nga një Qendër Votimi me kusht më 7 qershor

Një muaj arrest shtëpiak personit që fshehu 6 fletëvotime në Jabllanicë

Nënshkruhet marrëveshje 700 mijë euro për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në Pejë

Nënshkruhet marrëveshje 700 mijë euro për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në Pejë

​Palatova: Kosova të formojë institucionet dhe përmbushë reformat për të përfituar 880 milionë

​Palatova: Kosova të formojë institucionet dhe përmbushë reformat për të përfituar 880 milionë

​Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta nga e hëna nëse s’ka zgjidhje për pagat

Izraeli e fut mjekun palestinez në izolim pas 17 muajsh mbajtje pa akuza

Izraeli e fut mjekun palestinez në izolim pas 17 muajsh mbajtje pa akuza

Nënshkruhet marrëveshje 700 mijë euro për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në Pejë

Nënshkruhet marrëveshje 700 mijë euro për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në Pejë

Asllani pritet të kthehet te Interi

Interi cakton çmim të ri për Kristjan Asllanin

​Palatova: Kosova të formojë institucionet dhe përmbushë reformat për të përfituar 880 milionë

​Palatova: Kosova të formojë institucionet dhe përmbushë reformat për të përfituar 880 milionë

Ylber Ramadani me rekord te Shqipëria

Ylber Ramadani me rekord te Shqipëria

Gjyqtarit somalez të Botërorit i ndalohet hyrja në SHBA

Gjyqtarit somalez të Botërorit i ndalohet hyrja në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën