Po qëndrojnë afër pllakës përkujtimore të familjarit te tyre.
E interesimi për një fotografi me gruan dhe djalin e ish-komandantit, Agim Ramadani, është i madh.
Këta të fundit, edhe këtë 9 prill u panë në Koshare, në përvjetorin e 27-të të betejës më të lavdishme të UÇK-së.
E nuk vonoi shumë, në kompleksin memorial të dëshmorëve në Koshare erdhi edhe ushtruesja e detyrës së presidentes.
Albulena Haxhiu bashkë me përfaqësuesit nga Qeveria e Kosovës, fillimisht bën homazhe tek lapidari i dëshmorëve.
Ndërsa në këtë mënyrë, u prit nga familjarët e heronjve të kësaj beteje.
Derisa zv/kryeministrja, Donika Gërvalla, tha se kjo betejë u bë simbol i bashkimit mes Kosovës e Shqipërisë.
Fjalë të mëdha për Betejën e Kosharës, kishin edhe ish-komandantët e njohur të UCK-së.
Kurse protagonistët e kësaj beteje, thonë se thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, nuk ishte rastësi.
Ndryshe, Beteja e Koshares nisi më 9 prill të vitit 1999 dhe zgjati plot 67 ditë.
Në të, kundër forcave serbe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e udhëhequr nga Agim Ramadani e Sali Çekaj, u ndihmuan edhe nga NATO dhe ushtria shqiptare.



