TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

by Tëvë1
3 orë ago
0
A A
​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

Kosova sot shënon Ditën e Kushtetutës, një nga dokumentet themelore të shtetit, që sipas hartuesve të saj dhe njohësve të çështjeve juridike ka luajtur rol kyç në zhvillimin demokratik të vendit.

Njëri ndër hartuesit e Kushtetutës, Kadri Kryeziu, thotë për KosovaPress se Kushtetuta e Kosovës është hartuar gjatë viteve 2006-2008 nga një grup prej 21 anëtarësh, duke kaluar edhe në debat publik për harmonizim.

Ai e cilëson atë si një kushtetutë liberale dhe të avancuar, e cila i përshtatet jetës politike dhe sociale në Kosovë. Sipas tij, gjatë këtyre viteve Kushtetuta ka kryer funksionin e saj, duke u mbështetur edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si organi kryesor për interpretimin përfundimtar të saj dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Megjithatë, Kryeziu thekson se Kushtetuta e Kosovës hyn në kategorinë e kushtetutave të “kushtëzuara” apo “të imponuara”, për shkak të nevojës për respektimin e të drejtave të komunitetit serb. Ai shton se ekzistojnë edhe vakuume që në të ardhmen mund të kërkojnë ndryshime.

“Është një kushtetutë liberale, e avancuar që i përshtatet jetës politike dhe sociale të Kosovës. Gjatë këtyre viteve Kushtetua ka kryer funksionin e vet të cilës i ka ndihmuar edhe Gjykata Kushtetuese si një prej organeve të centralizuara e cila ka për detyrë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut…02:46 Kushtetuta jonë hyn në kuadër të Kushtetutave të kushtëzuara ose të imponuara për shkak të respektimit të drejtave dhe lirive të komunitetit serb. Ka vakume ajo duhet të ndryshohet në të ardhmen”, thotë ai.

Ndërkaq, avokati Arbër Jashari vlerëson se gjatë viteve ka pasur raste kur Kushtetuta është shkelur, apo kur ligje të caktuara nuk kanë qenë në përputhje me të, gjë që është konstatuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ai konsideron se për një demokraci të re si Kosova, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, raste të tilla mund të konsiderohen pjesërisht normale. Sipas tij, një nga arritjet më të mëdha është krijimi i një kulture të respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Jashari përmend disa raste konkrete, si rrëzimi i presidentit Fatmir Sejdiu, kontestet rreth zgjedhjes së Behgjet Pacollit si president si dhe rrëzimi i qeverisë së Avdullah Hotit.

Sipas tij, këto zhvillime, megjithëse sfiduese, e kanë forcuar demokracinë, pasi partitë politike i kanë respektuar vendimet e Gjykatës dhe vendi ka vazhduar përpara.

“Gjatë këtyre viteve kanë rrjedhur ngjarje të ndryshme, ku kemi pasur raste ku vërtet ka ndodhur që është shkelur Kushtetuta dhe ka pasur raste që Gjykata Kushtetuese shpesh ka konstatuar që ligjet nuk janë në harmoni me Kushtetutën. Unë konsideroj se për një demokraci të re, siç është Kosova dhe për një shtet që e ka shpallur Pavarësinë në vitin 2008, shkeljet eventuale mund të konsiderohen si normale. Ajo çka ne kemi fituar këtyre të viteve është se kemi fituar një kulturë të respektuarit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese… Siç është rasti në rrëzimin e presidentit Fatmir Sejdiu në rastin e zgjedhjes së presidentit Pacolli, pastaj janë rrëzuar edhe qeveri sikurse qeveria Hoti është rrëzuar statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por prapëseprapë këto e kanë bërë demokracinë më të fortë pasi partitë politike i kanë respektuar këto aktgjykime dhe Kosova ka ecur përpara”, thekson Jashari.

Nga ana tjetër, Kryeziu thekson se Kushtetuta nuk shkelet nga individët e zakonshëm, por nga autoritetet shtetërore si presidenti, kryeministri apo ministri i Punëve të Jashtme, veçanërisht në çështje me karakter territorial. Ai shton se në shumë raste nuk bëhet fjalë për shkelje direkte, por për mospërputhje të akteve normative, si ligjet apo dekretet e organeve ekzekutive, me Kushtetutën.

“Kushtetuta nuk shkelet nga individët. Ajo shkelet nga tri kategori, autoritete të shtetit. Mund të shkelet nga presidenti, kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme dhe atë kur ka karakter territorial për Kosovën. Përndryshe ajo quhet shkelje serioze, por këto nuk janë shkelje por nuk janë në harmoni ose nuk janë në përputhje me Kushtetutën aktet normative siç janë ligji dhe dekretet që jepen nga organet ekzekutive”, thotë Kryeziu.

Sipas Jasharit, qeveria së cilës i janë rrëzuar më së shumti ligje është ajo e Lëvizja Vetëvendosje. Ai thekson se kjo ka ndodhur për shkak të përpjekjeve për të ndryshuar ligje bazike dhe mungesës së hartimit të tyre në përputhje të plotë me frymën kushtetuese.

“Qeverisë së cilës i janë rrëzuar më së shumti ligje është kjo e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo ka ardhur për dy arsye. E para se ka pasur një tendencë për ndryshimin e disa ligjeve bazike siç është për KPK, Byronë, kauzat që kjo parti politike ka ardhur në pushtet dhe pastaj në rrugë e sipër nuk ka qenë gjendje të hartojë ligje të mira në frymën kushtetutës”, deklaron avokati Jashari.

Kushtetuta e Kosovës u nënshkrua më 7 prill 2008, pastaj u ratifikua më 9 prill të atij viti, ndërsa hyri në fuqi më 15 qershor.

Tags: dokumentiKushtetuta e KosovespervjetoriTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?

Shënohet Dita e Kushtetutës, sa u respektua ajo këtë vit?

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?

Shënohet Dita e Kushtetutës, sa u respektua ajo këtë vit?

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Një shtetas amerikan vdes në një vetaksident me motoçikletë në Prevallë

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën