U.d e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Haxhiu me palët kanë diskutuar për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së.
Ajo ka thënë se zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Kosovës./teve1.info/







