TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SBASHK-u: Kurti do protesta e greva, ia plotësojmë dëshirën në shtator

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
SBASHK-u paralajmëron grevë nga 2 prilli nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje gjatë kësaj jave

Përmes një komunikate për medie, SBASHK-u dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së kanë bërë gjithë angazhimet dhe nuk i kanë ndalur përpjekjet që kërkesat legjitime të anëtarësisë të gjejnë zgjedhje të pranueshme.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e qeverisë së tij, kanë vazhduar me qasjen e gabueshme ndaj sindikatave.

“Nga ana tjetër Kryeministri Kurti bashkë me ministra të Qeverisë së tij kanë vazhduar me qasjen e gabueshme ndaj sindikatave dhe i kanë ikur vazhdimisht dialogut. Duke u gjendur në këtë situatë e duke parë se Kryeministri Kurti nuk po qante kokën as pas letrave mbështetëse të ardhura nga kreu i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës e as protestës me mbi 18.500 pjesëmarrës, po në të kundërtën nisi t’u jepte vërejtje e këshilla lidhur me sindikalizmin”, thuhet në komunikatë.

“SBASHK-u dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së filluan me veprime sindikale duke organizuar protesta e duke mbajtur edhe grevë njëorëshe. As këto nuk i bënë përshtypje Kurtit e as Qeverisë së tij”, thuhet më tej.

Njoftimi i SBASHK-ut:

SBASHK-u dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së kanë bërë gjithë angazhimet dhe nuk i kanë ndalur përpjekjet që kërkesat legjitime të anëtarësisë të gjejnë zgjedhje të pranueshme. Nga ana tjetër Kryeministri Kurti bashkë me ministra të Qeverisë së tij kanë vazhduar me qasjen e gabueshme ndaj sindikatave dhe i kanë ikur vazhdimisht dialogut. Duke u gjendur në këtë situatë e duke parë se Kryeministri Kurti nuk po qante kokën as pas letrave mbështetëse të ardhura nga kreu i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës e as protestës me mbi 18.500 pjesëmarrës, po në të kundërtën nisi t’u jepte vërejtje e këshilla lidhur me sindikalizmin. SBASHK-u dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së filluan me veprime sindikale duke organizuar protesta e duke mbajtur edhe grevë njëorëshe. As këto nuk i bënë përshtypje Kurtit e as Qeverisë së tij.

SBASHK-u duke respektuar zërin e anëtarësisë ishte i gatshëm të shkonte në grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit dhe këtë e prezantoi në takimet në kuadër të BSPK-së, por Ligji mbi grevat e obligonte të përdorej edhe mundësia e fundit në përpjekje për dialog duke angazhuar ndërmjetësuesin ligjor. Sindikatat e respektuan Ligjin dhe caktuan ndërmjetësuesin ligjor, i cili edhe bëri gjithë angazhimet brenda kompetencave ligjore të tij, por as kjo nuk i bëri përshtypje Kurtit dhe Qeverisë së tij dhe me këtë ata sikur nuk po duan dialog e qetësi sociale, po protesta e greva.

Duke u përballur me qasjen e tillë të Kurtit dhe Qeverisë që ka mbyllur hermetikisht dyert për dialog, SBASHK-u me keqardhje informon opinionin e gjerë se janë harxhuar të gjitha mjetet sindikale dhe nuk kemi as një fije shprese se Kryeministri do të ndryshoj qasjen dhe prandaj bazuar në Ligjin e grevave ne do të jemi të shtyrë t’ia plotësojmë dëshirën Kryeministrit dhe Qeverisë dhe shtatori, pa fajin tonë , shkollat nuk do t’i gjej me fillim të vitit shkollor e as me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, po me grevë të përgjithshme, që nga çerdhet e deri në Universitete. Këtë nuk po e deklarojmë sa për të thënë diçka, por është vendim i Këshillit Drejtues dhe organeve tjera të SBASHK-ut, nëse deri në shtator nuk plotësohen kërkesat tashmë të njohura.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën