Shenjat që këtu kishte një mjet transporti, janë akoma.
Por, kjo infrastrukturë në Parkun e Gërmisë nuk është përdorur me vite të tëra.
Deri në vitet e ’90-ta, vizitorët e parkut të Germisë në Prishtinë mund ta shfrytëzonin teleferikun. Por ky mjet transporti, është jashtë funksionit për me shume se tri dekada.
Por, shumë shpejtë kabinat e teleferikut mund të shihen sërish në parkun më të madh të kryeqytetit.
Këtë e paralajmëroi të martën vet i pari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ky i fundit në Facebook tha se janë diskutuar detajet konkrete për rikthimin e teleferikut në Parkun e Gërmisë.
E këtij lajmi, i janë gëzuar vizitorët që të martën dolën në Gërmi.
“Ajo është diçka atraktive edhe për turist edhe për krejt është e mirë. sidomos fazen e dimrit është fenomenal bukur”, shprehet Arif Bllacaku-qytetar.
“Unë s’kom pa, po nëse thonë që ka pas ndoshta ka pas edhe mirë është me kon, mirë është me ngjitë. Me siguru mirë e mos me u rrëzu kush”, shprehet njw qytetar.
E nga Komuna e Prishtinës, thonë se ky projekt lidhet edhe me lojërat mesdhetare 2030.
“Në momentin që biem dakord në procedurat ligjore krejt edhe i pajisim me dokumentacion edhe me gjithçka çka kërkohet, atëherë realizimi i saj është shumë i shpejtë. Por duhet me ditë që në vitin 2030 janë lojërat mesdhetare edhe veç u mor vendimi për lojërat mesdhetare, garat me bicikleta doënhill kanë me u mbajtë në Gërmi. E pa iu ofru kushtet, njëra prej kushteve është me u bë ky skilifti apo mundet me u bë në teleferik në mënyrë që me i marrë biçikletat me vete e mos me u ngjitë me traktor deri nalt”, thotë Visar Geci –këshilltar i Ramës.
Ndryshe, nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se çdo hap do të ndërmerret me kujdes maksimal, duke qenë së Parku i Gërmisë është zonë e mbrojtur.








