TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policia nis hetimet, si të tejkalohet problemi me njehsorët elektrik?

Policia e Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me devijimet e orës tek njehsorët elektrikë. Sipas ekspertëve të fushës, problemi me njehsorë zgjidhet vetëm me investime tek rrjeti i distribucionit.

by Florijeta Dernjani
3 orë ago
1 0
A A

Quhen njehsorë elektrik të mençur.

Por jo gjithmonë tregojnë orën e saktë.

E kjo, pastaj çon në matje tjetër të konsumit të energjisë elektrike, duke pasuar ngatërresat me tarifat e lira dhe tarifat e shtrenjta.

Krejt kjo, sipas profesorit Adhurim Haxhimusa, është pasojë e disa faktorëve.

“Kryesisht këta janë njehësor digjital dhe njehësorët digjital e kanë problemin me flutuacionet e ndryshme që vijnë në cilësinë e furnizimit me energji elektrike. Ku me këtë rast, ora e cila matë kohën ajo mund të devijojë. Domethënë këto devijime vijnë kryesisht nga mungesa e cilësisë të sistemit elektro energjetik. Domethënë, rrjeti i vjetër, tensioni varion shumë, edhe si rezultat i kësaj vijnë kryesisht këto devijime. Në anën tjetër, është edhe vjetërsia e baterive, të cilat mundohen me mbajtë orën të saktë. Ato bateri duhet të ndërrohen, mirëpo këto ndërrime duhet të bëhen aq shpesh për më garantu që kjo orë është e saktë”, thotw  profesori universitar Adhurim Haxhimusa.

Për zgjidhjen e këtij problemi, kërkohet reagim institucional.

Çdo opsion tjetër, përpos investimeve në rrjetin e distribucionit, sipas Haxhimusës, nuk është zgjidhje e problemit.

“Investime shumë më të mëdha në rrjetin e distribucionit, ashtu që të kemi rrjet stabil me shërbime cilësore të furnizimit me energji elektrike, kjo ndoshta do të ishte edhe zgjidhja. Zgjidhjet afatshkurte janë rikalibrim më i shpeshtë, e cila patjetër se shoqërohet me rritje të kostos operacionale”, shprehet Haxhimusa

Aktualisht nuk ka një reagim të tillë.

Por në lëvizje janë vënë organet hetuese.

“Lidhur me interesimin tuaj, u njoftojmë se me autorizim të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, policia ka filluar veprimet fillestare hetimore lidhur me çështjen për të cilën jeni interesuar. Veprimet do koordinohen me Prokurorinë Themelore”, thuhet nga Policia e Kosovws.

Në rast se kjo çështje arrin deri në Gjykatë, vlerësohet se ka hapësirë që qytetarët të kompensohen materialisht.

“Paraqesin një vepër penale të vjedhjes dhe nëse kjo vërtetohet, atëherë do duhej që të hetohet nga ana e Prokurorisë Speciale dhe nëse këto pretendime vërtetohen, atëherë domosdo do duhej që përgjegjësit të vihen para drejtësisë, dhe normalisht në këtë procedurë penale të detyrohen që edhe ndaj qytetarëve/konsumatorëve të bëhet rimbursimi i mjeteve që janë paguar”, shprehet avokati Florim Shefqeti.

Pas raportimeve të shumta për këtë manipulime, nga KEDS insistojnë se njehësorët elektrikë masin saktë konsumin e energjisë elektrike.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kërkesat e PDK-së për presidentin po shihen të pakuptimta nga njohësit

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Presidenca me profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Muriqi mbetet në top-pesëshe për  “Këpucën e Artë”

Muriqi mbetet në top-pesëshe për “Këpucën e Artë”

Vdiq trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu

Vdiq trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kërkesat e PDK-së për presidentin po shihen të pakuptimta nga njohësit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të miratojë rezolutën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të miratojë rezolutën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Presidenca me profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën