Në shënim të Ditës Botërore të Shëndetësisë, përfaqësues institucionalë dhe ekspertë të fushës theksuan rëndësinë e vendimmarrjes së bazuar në shkencë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për përballimin e sfidave shëndetësore dhe të pasurit e një sistemit shëndetësor të fortë dhe të qëndrueshëm.
Këto qëndrime u paraqitën në tryezën e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik me moton “Së bashku për shëndetin, qëndrojmë me shkencën”.
Drejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Ardita Baraku, theksoi se mbështetja në shkencë dhe bashkërendimi institucional janë kyçe për marrjen e vendimeve të drejta në shëndetin publik.
“Edhe kjo dita e sotit me moton ‘Së bashku për shëndetin. Qëndrojmë me shkencën’ e rikthekson rëndësinë e të bazuarit në shkencë, evidenca dhe për më tepër rithekson nevojën për bashkëpunim. IKSHP si institucion më i lartë arsimor dhe shkencor në sferën e shëndetësisë publike, e dinë mirë nga përvoja e vet, rëndësinë e bashkëpunimit në institucionet e tjera e dinë rëndësinë e shkencës dhe këtu po përsërisin gaditshmërinë që së bashku të qëndrojmë me shkencën për të marrw vendime të mira në shëndetësinë tonë“, deklaroi ajo.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, tha se është përgjegjësi institucionale që të investohet në teknologji moderne dhe kapacitete njerëzore me qëllim që të ofrohet qasje e barabartë në shëndetësi për të gjithë qytetarët.
Sipas tij, vetëm duke u bazuar në shkencë mund të kemi sistem shëndetësor të fortë dhe të qëndrueshëm.
“Ajo na rikujton se vetëm duke u mbështetur në dije në prova shkencore dhe në inovacion mund të ndërtojmë sistem shëndetësor më të fortë dhe më të qëndrueshëm. Përvoja e viteve të fundit na ka mësuar se sfida shëndetësore nuk njohin kufij kërkojnë bashkëpunim, solidaritet dhe vendimmarrje të bazuar në shkencë…..Si institucioni si MSh kemi përgjegjësi të investojmë në teknologji moderne, në zhvillim të kapaciteteve njerëzore dhe të sigurojmë qasje për çdo qytetarë në shërbime të barabarta cilësore dhe të sigurta shëndetësore”, tha Berisha.
Se bota po përgatitet për një pandemi të re në këtë konferencë e tha Isme Humolli nga Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë.
Sipas saj, Kosova vitet e fundit ka bërë përparime në ngritjen e kapaciteteve dhe për këtë aspekt merret shembull edhe nga vendet e rajonit.
“Jemi dëshmitarë të asaj që është duke ndodhur në botë, jemi në krizën e re, e cila në një mënyrë apo tjetër i përfshinë të gjitha shtetet, por kjo pashmangshmërisht na sjell deri tek domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërinstitucional jo vetëm brenda Kosovës….12’48 Sot bota është e bashkuar më tepër se kurrë për të adaptuar që është adaptuar dhe miratuar nga shtetet anëtare marrëveshjen globale për pandemi. Bota është veçse duke u përgatitur për pandeminë e ardhshme, e cila kur do të ndodh nuk dihet, por qëllimin e ka për të zhvilluar strategjitë e përbashkëta që vlejnë për të gjitha shtetet, por ato duhet të specifikohen, por këto janë në favor të shëndetësisw publike dhe sigurisë globale…Kosova në 7-8 vitet e fundit ka ecur jashtëzakonisht shumë me një dinamizim të theksuar sa i përket ngritjes së kapaciteteve, qoftë në vlerësim të kapaciteteve, qoftë në plotësim të rekomandimeve për të arritur një nivel që shumë shtete të rajonit qëndrojnë prapa”, tha ajo.
Drejtuesi i Fakultetit të Mjekësisë, Sefedin Muçaj, u shpreh se kërkimet shkencore në këtë fakultet po ecin përpara nga qasja kërkimore drejt asaj më të avancuar dhe ndërkombëtarizuar.
“Fakulteti i Mjekësisë ka hyrë në një fazë të konsolidimit të kapaciteteve kërkimore. Rritja e produktivitetit shkencor, rritja e pjesëmarrjes në projekt e ndërkombëtare dhe investimet në infrastrukturë kërkimore po krijojnë një platformë të qëndrueshme për zhvillimin shkencor me ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri”, tha Muçaj.
Në shënim të Ditës Botërore të Shëndetësisë nga profesionistë shëndetësorw në IKSHPK u prezantuan edhe hulumtime që lidhen me shëndetin publik.







