TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

by tëvë1
5 muaj ago
8
A A
Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Profesori universitar, Sadri Ramabaja ka thënë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti njëherit kryetar i LVV-së dhe ati të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mundësi që të arrihet një marrëveshje mes këtyre dy partive.

Sipas tij, të dy liderët kanë lënë mundësinë që të ketë një takim tjetër dhe siç ka thënë ai mund të ketë “një zgjidhje të mirë”.

“Që të dy ishin një zë sa i përket ruajtjes së fshehtësisë në asaj që quhet bisedë zyrtare. Fakti që kanë biseduar dy orë është sinjifikativ se mund të kemi një zgjidhje të mirë. Mund të ketë lëvizje edhe për një arsye shtesë, sepse zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe këtë e kanë kuptuar të gjitha palët”, ka thënë Rambaja në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje nuk do të ishte zgjidhje dhe se LDK-së do t’i kushtojë.

“LDK e ka të qartë, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme duke marrë përgjegjësi për bojkot, pikërisht nga opozita, do t’i kushtojë opozitës dhe në radhë të parë edhe LDK-së”, tha Rambaja.

Ai ka thënë se LVV duhet të heqë dorë nga kandidati për president dhe se ai duhet të propozohet nga opozita.

“E kërkon momentumi historik që kryetari i shtetit të jetë nga opozita, por kjo nuk do të thotë që të jetë  me librezë nga Partia Demokratike apo Lidhja Demokratike”, u shpreh Rambaja.

“Diskutuam për afatin kohor, i kemi më pak se tri javë kohë për konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale, ndryshe shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk i do askush, as LDK, po provojmë që përmes takimeve të gjejmë zgjidhje të përbashkët. Nuk kemi rrethanë të re nga takimi i sotëm. Takimet do vazhdojnë. Do takoj edhe liderët e tjerë, të PDK dhe AAK”, tha kreu i LDK-së.

Pas takimit që zhvilloi me Kurtin, Abdixhiku tha se nuk ka diçka të re.

Kundër, zgjedhjeve u deklarua edhe Kurti. Por ai përsëriti qëndrimin e tij se duhet një marrëveshje që siguron mbi 81 vota për presidentin.

“Takimi shkoi në një atmosferë konstruktive dhe dashamirëse. Jemi të vendosur që t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse ato nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh”, u shpreh Kurti.

Por, takim nuk kishte me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ky i fundit në përgjigjen e ftesës së Kurtit, kërkoi që Kurti  “ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje”.

E letra e Hamzës, sipas Sadri Rambajës nuk jep shpresë për një marrëveshje LVV-PDK.

“Kërkesat për konkretizim janë një përpjekje për t’i i ikur përgjegjësisë. Dhe kjo më bënë skeptik në raport me Partinë Demokratike se mund të dal nga rrethi i mbyllur respektivisht kryetari i saj është peng i oligarkëve që e rrethojnë”, u shpreh Rambaja.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, 28 prilli është afati i fundit që Kuvendit ta votojë presidentin e ri dhe nëse një gjë e tillë dështon vendi shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

Në ditën e shpalljes së aktgjykimit, Hashim Thaçi me kravatën me të cilën shpalli Pavarësinë e Kosovës

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Kanosi policin gjatë detyrës, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Rikthehet në vëmendje deklarata e Haradinajt për Specialen në vitin 2015: Po bëhet një monstrum juridik

Rikthehet në vëmendje deklarata e Haradinajt për Specialen në vitin 2015: Po bëhet një monstrum juridik

KFOR zhvillon stërvitje reagimi me ulje ajrore pranë Kampit Bondsteel

Arrestohet një person i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Novobërdë

Dëshmitari Nehat Lika flet në gjykimin për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika

Dëshmitari Nehat Lika flet në gjykimin për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me katër vjet burgim

Këshilli i Evropës lançon udhëzues për të zbuluar diskriminimin nga inteligjenca artificiale

Këshilli i Evropës lançon udhëzues për të zbuluar diskriminimin nga inteligjenca artificiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën