Pas pesë vitesh në krye të shtetit, Vjosa Osmani e përmbyll sot mandatin e saj si presidente e Kosovës.
Ajo ka ndarë një mesazh pas përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar, duke theksuar se këto vite nuk kanë qenë historia e një individi, por rrugëtimi i përbashkët i gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë. Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme,” ka shkruar Osmani.
Osmani vlerëson kështu mbështetjen dhe përkushtimin e qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve gjatë gjithë mandatit të saj, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe kontributit të secilit për zhvillimin e vendit./teve1.info/







