TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim në asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë 3 në Tiranë.

Në nisje të fjalës së tij, Rama vlerësoi rezultatet në këtë njësi, ku theksoi se është një rezultat me rritje dhe jo me rënie. Ai falënderoi socialistët për punën e bërë, duke shtuar se nga 12 qarqe të Shqipërisë, 10 janë në rritje, ndërsa vetëm 2 kanë pësuar rënie.

Rama u ndal edhe tek procesi i integrimit evropian, ku tha se vendi është përpara një mundësie historike për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Sot Partia Socialiste, ka barrën që të realizojë një mundësi që për herë të parë Shqipërisë i ka ardhur në dorë. Mendoj se në historinë tonë asnjëherë fati nuk i ka buzëqeshur shqiptarëve si tani”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se tani, nuk është vetëm Shqipëria që dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por edhe BE-ja dëshiron ta bëjë pjesë.

“Për herë të parë, nuk jemi vetëm ne që duam të bëhemi pjesë e BE-së, por është dhe BE që do të na bëjë pjesë të vetes realisht, jo vetëm me fjalë. Tani ata e besojnë këtë gjë, e duan këtë gjë dhe ne kemi fituar me respekt dhe besim. Kjo do të thotë se ne duhet të shfrytëzojmë këtë kohë tani, sa kohë që ata e kanë derën të hapur. Momenti që Shqipëria bëhet anëtare BE-së çdo shqiptar nuk është më vendas vetëm në vendin e vet, këtu është atdheu, ndërsa vendi është gjithë Evropa”, tha Rama.

Kreu i qeverisë vuri në dukje rëndësinë e procesit të integrimit dhe të institucioneve të forta, të cilat, sipas tij, do të garantojnë një demokraci të qëndrueshme në Shqipëri:

“Ndodh që Shqipëria merr një asikuracion demokratik, sepse bëhet një vend i BE-së ku pavarësisht e çfarë thonë njerëzit që ankohen për gjëra që nuk shkojnë, por harrojnë se sa shumë gjëra të tjera kanë falë atij mekanizmi. Është një vend me garanci për institucionet. Për këtë arsye është gjithë ky proces me drejtësinë, pasi janë institucionet që vendosin për njerëzit. Ne duhet të jemi të vetëdijshme për një gjë që na ka ardhur ne në dorë që ne të bëjmë histori këtu”, tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij, Rama ironizoi edhe opozitën, teksa theksoi se suksesi i arritur i PS-së është si rezultat i punës dhe angazhimit të strukturave të partisë, raporton ATSH.

“Ky proces gjithashtu lidhet dhe me fillimin e punës për zgjedhjet e ardhshme. Ku janë ata në këtë orë që flasim ne? Mos janë duke fjetur gjumë?! Ose janë në kafe ose janë në shtëpi, me siguri nuk janë duke bërë një takim sesi do të organizohemi. Pastaj thonë jo patronazhistë. Ja ju jeni patronazhistë. Suksesin nuk ne a fal njeri ne”, tha Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

FSK realizon ushtrime fushore për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe kapaciteteve profesionale

FSK realizon ushtrime fushore për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe kapaciteteve profesionale

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Gjakovë, iu gjetën 5 kg substancë narkotike në veturë

Kosova kryeson për mbështetje ndaj ShBA-së, Ambasada amerikane e quan dëshmi të partneritetit të fortë

Kosova kryeson për mbështetje ndaj ShBA-së, Ambasada amerikane e quan dëshmi të partneritetit të fortë

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes punëtori pas rënies nga kati i parë në Ferizaj, rasti nën hetime

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën