Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, ka ndërhyrë gjatë fjalimit të kryeministrit, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.
Teksa Kurti po fliste për ndikimin ekonomik të rritjes së çmimeve dhe masat e ndërmarra nga Qeveria, Salihu iu afrua foltores dhe largoi flamurin kombëtar.
Ky veprim ndodhi gjatë seancës ku po diskutohet për pasojat ekonomike të rritjes së çmimit të naftës në vend./teve1.info/







