Kryeministri Albin Kurti është rikthyer në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme për çmimet e naftës.
Pas pauzës, Lëvizja Vetëvendosje vendosi të bojkotojë seancën, ndërsa në sallë u shfaqën deputetët Ilir Kërçeli dhe Driton Hyseni, të cilët mbajtën fjalime para ligjvënësve të tjerë.
Pak minuta më vonë, në sallë u paraqit edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, për t’u angazhuar në diskutimet lidhur me situatën e çmimeve të karburantit. /teve1.info/







