TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dështon mbledhja e Komisionit për ekonomi, nuk marrin pjesë as ZRRE e as deputetët e LVV-së

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Dështon mbledhja e Komisionit për ekonomi, nuk marrin pjesë as ZRRE e as deputetët e LVV-së

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit ppër Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, ku pritej të raportonte bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, lidhur me vendimin për tarifat e energjisë elektrike, raporton KosovaPress.

Mbledhja dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë të këtij komisioni që nuk u paraqitën në këtë mbledhje.

Sipas asaj që u tha nga deputetët e opzitës, bordi i ZRRE-së ishte i pranishëm në objektin e Kuvendit, porse ishin takuar me anëtarët e LVV-së. Lidhur me këto pretendime KosovaPress është interesuar të marrë një përgjigje nga palët e përmendura, porse të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të lajmit.

Zëvendëskryetarja e parë nga LDK-ja, Janima Ymeri tha se ZRRE duhet të përgjigjet dhe të tregojë se si funksionon ky rregullator.

“ZRRE nuk ka pasur dhe nuk ka as plan për vitin 2026, nuk ka raport për vitin 2025, nuk na njofton për tarifa gjithashtu. Nuk ka pengesa në anë të tregut të lirë që ata i demantojnë dhe vendimet e gjykatës për disa raste. Nuk është vetëm çështje financiare por edhe e sigurisë me të cilën ZRRE duhet të përgjigjet dhe të tregoj se si punon. E deklaroj këtë mbledhje të pamundur të vazhdoj “, tha Ymeri.

Tutje, Ymeri tha se ka dërguar kërkesë në Agjencinë për Informata dhe Privatësi për të nxjerrë informatat për ZRRE-në, duke theksuar se ka prova të mjaftueshme për skandal të madh nga VV-ja për “hajni” siç tha ajo, në sektorin e energjisë elektrike.

“Ky mund të jetë edhe fundi i pushtetit të Vetëvendosjes, por kjo nuk e ndalon punën me transparencë. Kam prova të mjaftueshme që kjo është skandali më i madh, hajnia në sektorin me energji, ka mbërri edhe në ministri. Sado që mundohen me i fsheh informatat dikur do të dalin, megjithëse i kam dërguar kërkesat në AIP do të shkojë deri në fund që të nxjerrën informatat. Do të del në pah se si është sabotuar sektori i elektroenergjetikës nga VV-ja”, shtoi ajo.

Ndërsa anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala tha se anëtarët e komisionit kanë një varg pyetjesh për bordin e ZRRE, përgjigjet e të cilave duhet të jenë në dijeni parlamenti dhe qytetarët e vendit.

“Sektor ky i cili në mënyrë jashtëzakonisht të vështirë po ballafaqohet nga presioni politik dhe jo pa fajin edhe të tij. Sot kemi varg pyetjesh të cilët institucionet e vendit, parlamenti, qytetarët duhet të kenë përgjigje, çka po ndodh me afatet ligjore të një prillit që është dashur të filloj rishqyrtimi tarifor? Ne sot nuk kemi përgjigje për procesin e shtyrjes së afatit të liberalizimit të daljes në tregun e lirë të një pjese të konsumatorëve dhe ne kemi pyetje se si është e mundur”, tha Shala.

Edhe Besnik Tahiri nga AAK-ja kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje.

Tahiri tha se mospjesëmarrja e ZRRE-së në këtë komision, ia ka konfirmuar ndikimin e plotë politik të Qeverisë mbi ta.

Ngritja e tarifave sipas Tahirit do të krijonin një kolaps ekonomik duke fundosur ekonominë e Kosovës.

“Ikja nga përgjegjësia nga ballafaqimi i ZRRE më konfirmon ndikimin e plotë politik të LVV-së të qeverisë mbi ta. Kryesuesja ma konfirmoi që këtu janë por kanë shkuar lart së pari, e kanë detyrën me qenë këtu para nesh. Çfarëdo vendimi që merret, çfarëdo hetimi ajo është me pull drejtpërdrejtë prej qeverisë, e cila siç po shihet ka ndikim të plotë mbi ta dhe parandalon një ballafaqim bukur të rëndësishëm. Paralajmërimet për ngritjen e tarifave do të krijonte një kolaps ekonomik të plotë dhe do ta fundoste ekonominë e Kosovës”, theksoi Tahiri.

Në këtë komision bordi i ZRRE-së do të duhej të raportonte mbi akuzat që po akuzohet ajo dhe pyetjet e anëtarëve të komisionit për ngritjen e tarifave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

​60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Superliga e Kosovës sot sjell dy superndeshje

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

​60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Superliga e Kosovës sot sjell dy superndeshje

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Burri kanos gruan në Fushë Koosvë, lirohet i dyshuari pas intervistimit nga policia

Burri kanos gruan në Fushë Koosvë, lirohet i dyshuari pas intervistimit nga policia

Persona të maskuar hyjnë me forcë në një banesë në Prishtinë

Hajnat vjedhin stoli ari me vlerë të konsiderueshme në Koshare të Ferizajt

Hajnat futen nga dritarja e shtëpisë dhe vjedhin stoli ari e para në Prishtinë

Pesë vëllëzërve në Suharekë u hyjnë hajnat nëpër shtëpitë e tyre, vodhën stoli ari dhe gjëra të tjera

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën