TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pas raportimit të Tëvë1, nxënësit e Koliqit i kthehen mësimit – munguan për katër muaj

Pas raportimit të Tëvë1, nxënësit e lagjes “Podaj” në Koliq, i janë kthyer procesit mësimor pas plot katër muajve mungesë. I gjithë problemi erdhi kur ndaloi se operuari mjeti transportues, i cili u sigurua së fundmi.

by Adea Mustafaj
3 orë ago
2 0
A A

Është ora 08:00 e mëngjesit.

Pas plot katër muajsh, nga shtëpia dolën edhe një herë me çantat e shkollës.

Të gëzuar shtatë nxënësit nga lagjja “Podaj” e fshatit Koliq, iu drejtuan mjetit që do t’i  transportojë deri në shkollë.

Ky i fundit, iu kishte munguar për disa muaj.

Kjo bëri që nxënësit, ta humbin gjithë procesin mësimor në gjymsëvjetorin e parë.

E kthimin në bankat shkollore, po e presin me padurim nxënësit.

“Unë jam gëzuar shumë që është kthy edhe tash shkojna në shkollë… Tash jena tu i mësuar mësimet, tash më shumë jena tu arrit me i mësu”, shprehet Fatlume Sheqiri, nxënëse e klasës së gjashtë.

“Unë ndihem mirë që është lëshu. Unë jam shumë e lumtur dhe më kanë mungu shokët e shoqet”, thotë  Fatbardh Sheqiri- nxënës në klasën e tetë.

Nga Koliqi, shkollarët me mjetin e ri të transportit, morën rrugën katër kilometereshe deri tek shkolla fillore e mesme e ulët “Tefik Çanga”.

Këtu, pas katër muajsh, do të takohen sërish më shokët e shoqet e klasës. Të lumtur me kthimin e nxënësve në bankat shkollore, u shprehen edhe mësimdhënësit.

“Me lëshimin e transportit kombit-busit, fëmijët kanë fillu, rregullisht janë duke ardh as një mungesë më se kanë. E keqja ka qenë që katër muaj nuk kanë startu fare për shkak të transportit” , thotë Naim Sheqiri- profesor i gjuhës shqipe.

Shkak i mungesave, mësuesit thonë se nxënësit hasën në vështirësi.

“Vështirësi në fillim kanë pasur se kanë qenë mbrapa. Po kadal-kadale veç kanë fillu me e marr atë pjesën kryesore…Mundohemi çdo ditë ata me i avancu se janë pak mbrapa, por nuk janë keq, se kanë qenë nxënës të mirë edhe përpara. Kështu që nuk e kanë problem me zënë atë pikën kryesore” , shprehet profesori.

Ndryshe, Tëvë1 në muajin janar, ka realizuar dy kronika për mungesën e mjetit transportues për nxënësit e kësaj lagjeje.

Kjo gjë, shtyri Komunën e Prishtinës, ta bëj një zgjidhje që nxënësit t’i kthehen mësimit.

Nxënësit e Koliqit që prej nëntorit s’vijojnë mësimin, shkak – transporti

Nxënësit e fshatit Koliq pa shkollë prej dy muajsh, prindërit kërkojnë zgjidhje – Komuna thotë se problemi është zgjidhur

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Mundësia për zgjedhje, Limaj: Me këtë opozitë kështu, kurrë

Limaj: Vedat, mos u mërzit, çdo shtëpi e ka “bërllokun” e vet

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën