TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbahet konferenca përgatitore në rastin “Thaçi 2”, gjykimi shtyhet deri më 14 prill

by teve1
2 orë ago
1
A A
Mbahet konferenca përgatitore në rastin “Thaçi 2”, gjykimi shtyhet deri më 14 prill

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është mbajtur konferenca përgatitore e mbrojtjes në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Të pranishëm përmes video-lidhjes ishin Thaçi, Kilaj dhe Fazliu, ndërkaq Kuçi dhe Smakaj kanë hequr dorë nga e drejta për pjesëmarrje, për çka, gjyqtari i vetëm, Christopher Gosnell, tha se kjo lejohet sipas Rregullores së Procedurave dhe Provave.

Në këtë konferencë përgatitore, palët kanë parashtruar argumentet e tyre lidhur me dëshmitarët dhe datat e mundshme për mbajtjen e seancave.

Gjyqtari Gosnell i ka udhëzuar palët që të paraqiten më 14 dhe 15 prill për dëshminë e mundshme të një dëshmitari të mbrojtjes.

Ai njoftoi se javën e ardhshme nuk do të ketë dëgjim të dëshmitarëve. Gjykimi është shtyrë për 14 prill, varësisht edhe nga njoftimet e mëtejme të gjykatësit.

“Duke marrë parasysh parashtrimet që dëgjuam në sallën e gjyqit sot dhe parashtrimet përkatëse të marra sipas rregullës 119, është e qartë se nuk ka dëshmitar për t’u dëgjuar të paktën javën që fillon më 7 prill 2026. Dëshmitari tjetër, i cili mbase do të duhej që të vijë në sallën e gjyqit dhe për të cilin do të planifikohej një datë seance këtu në sallën e gjyqit është dëshmitari DHD 01. Megjithatë, kjo do të varet nga rezultati i kërkesës mbi bazën e rregullës 153 që do të duhej të dorëzohej pikë së pari dhe të merret vendimi lidhur me këtë. Do t’ju kërkoj palëve tani që të jenë të disponueshme për datën 14 dhe 15 prill për seancën e mundshme të këtij dëshmitari, që është dëshmitari DHD 01”, tha Gosnell.

Tutje, përmes një urdhri gojor, Gosnell ka thënë se mbrojtja e Thaçit duhet të dorëzojë kërkesa deri nesër në orën 16:00.

“Do t’i kërkoj ekipit të Thaçit që të jetë sa më konkrete që është e mundur në parashtrimin në fjalë, pra të japë sa më qartë aspekte të kohës se kur dëshmitarët mund të vijnë të japin dëshminë, në qoftë se ato kategorizohen si dëshmitar ekspert, kur janë të disponueshëm të japin dëshmi, kjo është e para dhe e dyta në qoftë se ata do të paraqiten brenda 30 ditëve duhet që të jepet shkaku i duhur për të shkurtuar afatet e parashikuara në urdhrin për zhvillimin e gjykimit. Dhe, përveç kësaj, në qoftë se ata do të dëgjohen pas datës 28 prill, do të duhej që të jepen shkaqet e përligjura për justifikimin e ndryshimit të kalendarit që është miratuar”, ka thënë Gosnell.

Ekipet e mbrojtjes ditë më parë kanë dorëzuar njoftimet e tyre në lidhje me paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore në lidhje me akuzat që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë.

Megjithatë, në konferencën e sotme përgatitore u tha se ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë gojarisht në sallën e gjyqit.

Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Prokuroria pretendon se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.

Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjykimin për krime lufte.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi akuzohet edhe për krime të pretenduara të luftës, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Fjalët përfundimtare për këtë rast janë thënë gjatë muajit shkurt.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin nga katërshja e UÇK-së. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ku edhe mbrojtja ka thënë se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së.

Tashmë çështja i ka kaluar trupit gjykues, i cili ka tre muaj kohë për të marrë vendimin final dhe nëse ka nevojë do të kërkojë edhe kohë shtesë. Kjo pritet të ndodhë për shkak të dosjes voluminoze.

Deklarimet përmbyllëse kanë nisur më 9 shkurt dhe kanë përfunduar me 18 shkurt.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023, gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përkujtohet masakra e Lybeniqit, krerëve të shtetit iu kërkohet unitet politik

Përkujtohet masakra e Lybeniqit, krerëve të shtetit iu kërkohet unitet politik

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Pritet sërish shtrenjtimi i rrymës në Kosovë – ZRRE i shtyn tarifat e reja deri më 1 maj

Shumë familjarë rrëfejnë se lajmin e kobshëm e mësuan nga mediat – 27 vjet nga masakra e Lybeniqi

Shumë familjarë rrëfejnë se lajmin e kobshëm e mësuan nga mediat – 27 vjet nga masakra e Lybeniqi

Live – Nis seanca e Kuvendit

Ndërrimi i kandidatit për president, a “djegën” nënshkrimet?

Përkujtohet masakra e Lybeniqit, krerëve të shtetit iu kërkohet unitet politik

Përkujtohet masakra e Lybeniqit, krerëve të shtetit iu kërkohet unitet politik

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Pritet sërish shtrenjtimi i rrymës në Kosovë – ZRRE i shtyn tarifat e reja deri më 1 maj

Shumë familjarë rrëfejnë se lajmin e kobshëm e mësuan nga mediat – 27 vjet nga masakra e Lybeniqi

Shumë familjarë rrëfejnë se lajmin e kobshëm e mësuan nga mediat – 27 vjet nga masakra e Lybeniqi

Live – Nis seanca e Kuvendit

Ndërrimi i kandidatit për president, a “djegën” nënshkrimet?

Kurti e Barbano pajtohen se sistemi gjyqësor përballet me sfida

Kurti e Barbano pajtohen se sistemi gjyqësor përballet me sfida

Deputetja e LVV-së: Ftesat për opozitën do të dërgohen, shkojmë për marrëveshje për presidentin

Deputetja e LVV-së: Ftesat për opozitën do të dërgohen, shkojmë për marrëveshje për presidentin

Trump pretendon se Irani ka kërkuar armëpushim, zyrtarët iranianë e quajnë deklaratën “të rreme”

Trump pretendon se Irani ka kërkuar armëpushim, zyrtarët iranianë e quajnë deklaratën “të rreme”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën