TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e masakrës në Lybeniq të Pejë, në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike, ku dhjetëra civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se drejtësia për këtë krim në Serbi është zvarritur dhe mjegulluar, duke e cilësuar atë si një drejtësi të cunguar.

“Më 1 prill të vitit 1999, në agimin e një dite pranvere, forcat e armatosura të Serbisë rrethuan fshatin Lybeniq të Pejës. Në orën 07:00 të mëngjesit, pjesëtarë të njësitit “Çakejt”, në kuadër të njësitit “177” të ushtrisë jugosllave, bashkë me pjesëtarë të njësitit ushtarak të Mbrojtjes Territoriale, e sulmuan fshatin, me një plan të errët shfarosjeje. Brenda pak çastesh, banorët u dëbuan nga shtëpitë e tyre, u mblodhën në mes të fshatit, pranë xhamisë. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u ndanë dhe u dëbuan, ndërsa 59 burrat u vranë me rafalë të pandalshëm armësh automatike. Në Serbi, drejtësia për këtë krim është zvarritur dhe mjegulluar, një drejtësi e cunguar në një shtet gjenocidal. Por përballë mohimit të tyre, qëndron e vërteta jonë. Përballë errësirës së djeshme, sot qëndron Kosova e lirë, demokratike që po punon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka shtuar se Serbia, duke refuzuar të përballet me të kaluarën, mbetet peng i saj dhe e ka cilësuar atë si vend ku, sipas tij, vazhdojnë të mbrohen kriminelët e luftës.

Ndërkohë, ai theksoi se Kosova po forcohet çdo ditë në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen, sigurinë dhe drejtësinë.

Kurti nënvizoi rritjen e numrit të hetimeve dhe gjykimeve për krime lufte, si dhe angazhimin institucional për dokumentimin e tyre.

“Shteti ynë u qëndron pranë familjeve të dëshmorëve dhe martirëve përmes përkushtimit institucional, përfshirë Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. Nga një vend i shkatërruar nga lufta, sot kemi një shtet që krijon mundësi dhe që u jep shpresë brezave të rinj. Kjo është dëshmia më e madhe se sakrifica e martirëve u shndërrua në liri, në zhvillim dhe në një të ardhme më të ndritur për të gjithë”, ka përfunduar Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

PDK: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Vdes një 26-vjeçar pasi dyshohet se u godit nga rrufeja

“Ai e shantazhonte tërë kohën” – Vrasja në Ferizaj, avokati i 24-vjeçares tregon detaje të reja

“Ai e shantazhonte tërë kohën” – Vrasja në Ferizaj, avokati i 24-vjeçares tregon detaje të reja

Pas vrasjes së imamit në Zlipotok, shpërthejnë komente fyese në rrjete sociale

Protesta e 32-të kundër investimit në Zvërnec

Digjen 9 kontejnerë në Prishtinë, dëmtohen edhe dy vetura – njëri pronar fajëson Prishtina Parking për dëmin

Digjen 9 kontejnerë në Prishtinë, dëmtohen edhe dy vetura – njëri pronar fajëson Prishtina Parking për dëmin

Krasniqi për 28 Nëntor: Dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin më fort se kurrë

Krasniqi: Më 16 shtator i presim çlirimtarët krahëhapur në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën