TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

GAP: Rritja e pagave nuk solli përmirësim në punën e kuvendeve komunale

by teve1
2 orë ago
2
A A
GAP: Rritja e pagave nuk solli përmirësim në punën e kuvendeve komunale

Instituti GAP ka publikuar sot analizën me titull “A ndikoi rritja e pagave në përmirësimin e dinamikës së punës të Kuvendeve Komunale?”, ku vlerësohet ndikimi i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në funksionimin e pushtetit lokal.

Sipas analizës, ligji i zbatuar nga viti 2023 ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e kompensimit financiar në administratën publike, përfshirë edhe asambleistët komunalë.

Para hyrjes në fuqi të këtij ligji, asambleistët kompensoheshin me 150 euro pagë bazë dhe 50 euro shtesë për çdo seancë, pa dallime mes komunave.

Me reformën e re, paga në Prishtinë arrin në 660 euro, ndërsa në komunat e tjera varion nga 583 deri në 650 euro, në varësi të koeficientit.

“Megjithëse rritja e pagave është konsideruar si një faktor që mund të ndikojë në rritjen e motivimit dhe angazhimit, gjetjet e analizës tregojnë se kjo nuk është reflektuar në përmirësim të dukshëm të performancës së kuvendeve komunale”, thuhet në publikimin e analizës së Institutit GAP me titull “A ndikoi rritja e pagave në përmirësimin e dinamikës së punës të Kuvendeve Komunale?”.

Sipas këtij raporti, të dhënat tregojnë se numri i mbledhjeve në shtatë komuna ka qenë 81 në vitin 2022, është rritur në 91 në vitin 2023, por ka rënë në 85 në vitin 2024.

“Një trend i ngjashëm vërehet edhe në kohëzgjatjen e mbledhjeve, e cila nga 285 orë në vitin 2022 ka shënuar një rritje minimale në 286 orë në vitin 2023, për të rënë më pas në 271 orë në vitin 2024”, thuhet në raport.

Sipas GAP-it, ndërkohë, edhe produktiviteti normativ ka shënuar rënie.

“Në vitin 2022 janë miratuar 26 rregullore dhe 540 vendime, në vitin 2023 35 rregullore dhe 477 vendime, ndërsa në vitin 2024 vetëm 10 rregullore dhe 442 vendime”, thuhet në raport.

Instituti GAP thekson se këta indikatorë janë sasiorë dhe nuk matin drejtpërdrejt cilësinë e debatit apo ndikimin e vendimeve.

“Megjithatë, ata ofrojnë një pasqyrë të rëndësishme për ritmin dhe intensitetin e punës së kuvendeve komunale ndër vite”, thuhet në njoftim.

Në përfundim, analiza sugjeron se rritja e pagave nuk është shoqëruar me një rritje të qëndrueshme të dinamikës së punës në kuvendet komunale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohet mall i padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro

Zbulohet mall i padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro

Mbahet konferenca përgatitore në rastin “Thaçi 2”, gjykimi shtyhet deri më 14 prill

Mbahet konferenca përgatitore në rastin “Thaçi 2”, gjykimi shtyhet deri më 14 prill

Reagon ZRrE: Tarifat e reja janë të detyrueshme për gjithë furnizuesit në tërë territorin e Kosovës

ZRRE paralajmëron masa në rast të gabimeve në njehsorët elektrikë

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën