TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pasojat që la pas shembjes së rrugës në Prishtinë – aktivizohet prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka iniciuar rast për shembjen e një rruge në Prishtinë. Kurse nga komuna, bën të ditur se për këtë rast kanë pezulluar nga puna dy inspektorë të zonës si dhe zyrtarin përgjegjës për lëndën.

by Adea Mustafaj
3 orë ago
0 0
A A

Shiritat e sigurisë ende janë të vendosur.

E në vendngjarje u panë edhe ekskavatorët që intervenuan të dielën.

Kjo nuk ka ndodhur në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtine.

Është kjo pamja që mbeti një ditë pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti”, në Prishtinë.

Kjo bëri që një pjesë e kryeqytetit të dielën mbrëma të mbesin pa furnizim me ujë.
Problemi është zgjidhur rreth orës 12:00.

E në të njëjtën kohë, u zgjidh edhe problemi me energji elektrike.

“Pas një angazhimi intensiv dhe pune të pandërprerë në terren, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura përmes një zgjidhjeje të përkohshme, ndërkohë që ekipet tona po vazhdojnë angazhimin për garantimin e sigurisë së furnizimit për NS Prishtina 6. Dëmet e konsiderueshme nga shembja e dheut, e ndodhur dje në orët e pasdites në rrugën ‘Don Shtjefën Kurti’, kanë kërkuar masa sigurie. Në fazën fillestare, punimet kanë qenë të kufizuara dhe janë zhvilluar në mënyrë të kontrolluar, në përputhje me standardet dhe kërkesat përkatëse”, ka shkruar KOSTT.

Ndërkohë nga Komuna e Prishtinës bënë të ditur se për këtë rast janë pezulluar nga puna dy inspektorë.

“Janë pezulluar nga puna dy inspektorët e zonës ku ka ndodhur rasti, si dhe zyrtarin përgjegjës për lëndën. Punishtet ndërtimore duhet t’i nënshtrohen inspektimit të rreptë dhe të vazhdueshëm nga Inspektorati komunal, në mënyrë që të garantohet siguria e punëtorëve, qytetarëve dhe cilësia e punimeve sipas projektit të pranuar!”, kanë thënë nga Komuna e Prishtinës

Ky rast ka aktivizuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë

“Prokuroria Themelore në Prishtinë përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda- Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin publik se më datë 30.03.2026, në kuadër të detyrës së tij zyrtare, ka inicuar një rast ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës, me qëllim të verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e tyre përbëjnë elemente të përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e  Prokurorisë themelorë në Prishtinë.

Tëvël ka provuar të marr edhe mendimet e banorëve të kësaj lagjeje.

Por të njëjtit, nuk kanë pranuar të flasin para kamerave.

E të hënën, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj vendpunishteve ndërtimore në kryeqytet, pas shqetësimeve për sigurinë në terren.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën