Me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u nisën drejt Kuvendit të Kosovës.
Veteranët e luftës u bënë bashkë për të kundërshtuar një ekspozitë që nuk paraqiste të dhëna të sakta për masakrat në Kosovë.
Andaj thyen edhe kordonin e Policisë për t’u afruar më shumë me hyrjen e Kuvendit.
Aty u ndaluan nga forcat e shumta policore që po ruanin këtë institucion.
Pjesëmarrësve iu drejtua Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve ku tha se ka dyshime që informacionet janë marrë nga shërbime secrete serbe.
“Qëllimin e vetëm kanë pasë dhe ne dyshojmë se gjithë informacionet janë marrë nga shërbimet sekrete serbe dhe dyshimet tona janë se edhe është bashkëpunuar me këto institucione të cilat gjithë përpjekjet i kanë për të dënuar, barazuar luftën tonë të drejtë dhe të pastër me të gjitha ato që ka bërë ushtria dhe policia serbe”, u shpreh Jashari.
Ai shtoi se do ta ruajnë dhe mbrojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ne kategoritë e dala nga lufta e lavdishme e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta mbrojmë luftën tonë të drejtë, të pastër deri në fund nga kushdo që cenohet, nga kushdo që bën përpjekje ta njollosë dhe ta degradojë dhe të shkelë në gjakun e dëshmorëve të kombit”, tha Jashari.
E veteranja, Aida Dërguti tha se përkundër kohës së kaluar nga përfundimi i luftës, shpijet nuk janë ndalur.
“Kërkojmë urgjentisht tërheqjen e autorëve të botimeve nga hapësirat publike dhe pikat e shitjes deri në përfundimin e procesit të llogaridhënies dhe nga sot e tutje çdo libër që ka të bëjë me luftën nuk guxon të sponzorizohet e as të shpërndahet nga institucionet e vendit pa kaluar nëpër filtrat e Institutit të Historisë dhe Akademisë së Shkencave të fakteve të Kosovës”, tha ajo.
E një nga veprimtarët e hershëm të lëvizjes kombëtare, thotë se janë mbledhur për dematnimi ne një fatkeqësie anti-shqiptare.
“Këtu kemi dalë me i demantu disa të pavërteta që i ka thënë ai dhe me i demantu Ministrinë që ka financuar atë tradhëti, atë anti-shqiptarizëm dhe ka botuar libër, ka hapë ekspozitë, të pavërteta asnjë element të vërtetë nuk ka ekspozita që u përhapë aty as në atë libër që ka shpërndarë nëpër botë”, tha Sali Salihu- veteran i UÇK-së.
Ndaj institucionit legjislativ u hodh edhe ngjyrë e kuqe nga pjesëmarrësit.
Derisa nga pjesëmarrësit u shkruan edhe këto grafite.
Protestuesit u shpërndanë të qetë, duke mos u shënuar kështu asnjë incident në mbarëvajtjen e saj.






