TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mbi 1 mijë 400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat

by TËVË 1
6 muaj ago
1
A A
APK ka dërguar këtë vit 80 lëndë në prokurori nën dyshimin për korrupsion

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) bën të ditur se vetëm tri ditë para përfundimit të afatit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve publikë ende nuk e kanë përmbushur këtë obligim.

Sipas të dhënave të përditësuara më 29 mars 2026 në mesditë: 7,482 zyrtarë publikë ose 72.32% kanë përfunduar deklarimin, 1,394 ose 13.48% janë në proces dhe 1,469 ose 14.20% nuk e kanë filluar fare deklarimin.

“Nga gjithsej 10,345 zyrtarë të obliguar, mbi 1,400 ende mbeten jashtë procesit, duke rrezikuar drejtpërdrejt shkeljen e afatit ligjor.

Tri ditët në vijim janë vendimtare. Çdo mosveprim brenda këtij afati aktivizon automatikisht mekanizmat ndëshkues të paraparë me ligj, shkruan KP.

“Deklarimi i pasurisë nuk është opsional – është obligim ligjor. Mosrespektimi i afatit ligjor rezulton me shqiptimin automatik të gjobës mandatore në vlerë prej 30% të pagës së subjektit deklarues. Çdo vonesë mbi 15 ditë përbën bazë për inicimin e hetimeve penale. Në këtë fazë, çdo neglizhencë është e pajustifikueshme. Ftojmë të gjithë zyrtarët që të përfundojnë deklarimin menjëherë. Koha po përfundon – veproni tani”, citohet në komunikatë Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Agjencia rikujton se mosdeklarimi, vonesa apo deklarimi i pasaktë, përveç mostransparencës dhe llogaridhënjes ndaj publikut, përbëjnë edhe shkelje të drejtpërdrejta të obligimeve ligjore dhe trajtohen sipas legjislacionit në fuqi, duke përfshirë masa administrative dhe procedura penale.

APK mbetet në dispozicion për mbështetje teknike dhe sqarime gjatë gjithë periudhës, por thekson se përgjegjësia për deklarim në kohë është individuale dhe e pa transferueshme.

Tags: APKDeklarimi i pasuriseTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Betohen deputetët e rinj në Kuvendi e Kosovës

Betohen deputetët e rinj në Kuvendi e Kosovës

Vlora Çitaku propozohet nga PDK për nënkryetare të kuvendit

Vlora Çitaku zgjedhet nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga PDK

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajta

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajta

LIVE: MBLIDHET KUVENDI – AKTGJYKIMI I SPECIALES BËN BASHKË DEPUTETËT

LIVE: MBLIDHET KUVENDI – AKTGJYKIMI I SPECIALES BËN BASHKË DEPUTETËT

Shqipëria mbyll përgatitjet për San Marinon

Shqipëria mbyll përgatitjet për San Marinon

Betohen deputetët e rinj në Kuvendi e Kosovës

Betohen deputetët e rinj në Kuvendi e Kosovës

Begaj: Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë për forcimin e sigurisë

Begaj: Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë për forcimin e sigurisë

Vlora Çitaku propozohet nga PDK për nënkryetare të kuvendit

Vlora Çitaku zgjedhet nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga PDK

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajta

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajta

LIVE: MBLIDHET KUVENDI – AKTGJYKIMI I SPECIALES BËN BASHKË DEPUTETËT

LIVE: MBLIDHET KUVENDI – AKTGJYKIMI I SPECIALES BËN BASHKË DEPUTETËT

Hamza: E kemi harmonizuar tekstin e deklaratës, presim përkrahjen e deputetëve

Hamza: E kemi harmonizuar tekstin e deklaratës, presim përkrahjen e deputetëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën