TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

KRYETARI I BORDIT TË ZRRE-SË KA PËRGJIGJE PËR ANKESAT E QYTETARËVE

nga tëvë1
21 Shkurt, 2022
0
A A
KRYETARI I BORDIT TË ZRRE-SË KA PËRGJIGJE PËR ANKESAT E QYTETARËVE

Kryetari Fejzullahu duke iu përgjigjur deputetëve të Kuvendit për mënyrën e faturimit, ka thënë se kalkulimi i tarifave të reja nga 9 shkurti është bërë në bazë të konsumit mestar ditor për periudhën e faturimit.

Ai tha se i kupton shqetësimet e qytetarëve, por kjo ja ndodhur për shkak të mungesës së njehsorëve të mençur.

“Sikur të kishim pasur njehsorë të mençur që e matin konsumin siç ndodhë në shumë shtete evropiane, kishte qenë shumë e thjeshtë për ne. Mënyra më e mirë e mundshme në këtë situatë ka qenë që të faturohet në bazë të konsumit mestar ditor për periudhën e faturimit. A është perfektë, për mendimin tonë nuk është, por kjo është bota ku ne operojmë bashkërisht. S’ka asgjë perfekt, kjo është mënyra më mirë e mundshme. Ne e kuptojmë që disa konsumatorë janë të shqetësuar, mirëpo ka qenë e domosdoshme me hy vendimi në fuqi”, theksoi Fejzullahu.

Për faturat e fundit me tarifa të reja, deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj ka thënë se shumica e qytetarëve janë dëmtuar me mënyrën e faturimit. Derisa paralajmëroi se shumica e qytetarëve do të bëjnë ankesë edhe në gjykatat përkatëse.

“Keni marrë një vendim me 8 shkurt për ngritje të çmimit të energjisë dhe faturat kanë ardhur me datën 19 të këtij muaji, andaj si mund ta cilësoni kur për qytetarët është bërë dyfishimi që të bëjnë pagesën jo për dhjetë ditë, por tërë muajin. Me çfarë formule e llogaritni që qytetarët të mos dëmtohen. Sepse ka qytetarë që në dhjetë ditshin e fundit nuk ka shpenzuar asnjë kilovatë, e ka pasur shtëpinë e mbyllur dhe kur i ka ardhur fatura ka ndodhur me një ngritje të çmimeve enorme. A ka ndonjë metodë që edhe në këtë drejtim të mos i dëmtojmë qytetarët. Janë dëmtuar, shumica kanë me bërë ankesë në gjykatë, sepse janë dëmtuar shumë rëndë”, theksoi ai.

Në diskutimin mbi mënyrën e përcaktimit të të hyrave të lejuara nga operatorët e rregulluar në sektorin e energjisë elektrike, profesori universitar, Florin Aliu ka shprehur shqetësimet e tij ndaj ZRrE-së për mënyrën dhe metodologjinë e përcaktimit të të hyrave për KEDS-KESCO-KOSTT.

Aliu i ftuar nga Komisioni për Ekonomi në cilësinë e ekspertit, tha se formula që rezulton me 8.3 për qind për të hyrat e lejuara për këto kompani është e pasaktë.

“Për të konfirmuar dilemën time, Rregulltari ka përdorur një formulë standarde për caktimin e bazës, mjafton me e pa nivelin WACC-së. Në raportet e fundit që ka publikuar Zyra e Rregullatorit gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave ka treguar sesa mesatarja e ponderuar e kapitalit për OSSh, KEDS dhe KOSTT është në nivelin e 8.3 për qind. Atëherë si është e mundur që dy kompani në nivele të ndryshme borxhi, kapitali, rreziku dhe madhësi të aseteve, të kenë të njëjtën kosto të ponderuar të kapitalit. Për më tepër ata paguajnë norma të ndryshme të interesit dhe duhet të kishin pasur koeficient të ndryshëm ‘Beta’, ndërsa posedojnë të njëjtën WACC”, theksoi Aliu.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Ekonomi, kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu këto konstatime të ekspertit Aliu i quajti dezinformata për publikun.

Fejzullahu tha se nga 20 vendet që janë pjesë e Asociacionit Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë (ERrA), 18 vende prej tyre përdorin këtë metodologji që ka marrë ZRRE-ja.

“Këto debatet të cilat tash pas katër vitesh ose në periudhën kur vendimi pothuajse është në përfundim e sipër, e konsiderojmë që nuk i kontribuojnë as cilësisë së raporteve të ZRRE-së, por as publikut, meqenëse këto mund të konsiderohen si dezinformata pasi që e përmenda një prej komponentëve saktësisht është e njëjtë. Është subjektive të thuhet që ZRRE-ja është dhjetë hapa, e pesë hapa prapa KEDS-it, dhe për këtë konsideroj që nuk do të duhej të tolerohet, dhe institucionet tona nuk do të duhej të vlerësohen nga një ekspert, por nga deputetët”, theksoi Fejzullahu.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami dyshon në ZRRE-në për mënyrën e përcaktimit të të hyrave për këto kompani, duke thënë se ka vite që ZRRE mbetet në shërbim të KEDS-it.

“Unë prita që ZRRE-ja ka për ta ftuar Florin Aliun me qenë pjesë e ekipit në shqyrtimet e mëtutjeshme dhe jo me dhënë deklarata kërcënuese, kinse na keni quajtur se jeni 5 hapa pas KEDS-it. Shumica e qytetarëve në Kosovë mendojnë që ZRRE-ja tani e për një kohë të gjatë ka qenë në shërbim të kompanisë private, kjo ndoshta edhe fajin e ZRRE-së që nuk ka mbërri të argumentojë sa duhet punën e tyre, prandaj edhe atë po e kërkojmë sot. Nga deklaratat e juaja ne nuk morëm përgjigje. Nëse kostoja e ponderuar e kapitalit me një formulë që ju po thoni tek 18 vende të tjera ku del 8.3 për qind për dy kompani të cilat janë komplet të ndryshme, këtu ka shumë për të dyshuar”, theksoi Bajrami.

Ndërkaq, deputeti nga VV, Driton Hyseni theksoi se nuk e kupton pse kryetari i Bodit të ZRRE-së është në siklet nëse kanë aplikuar formulën më të mirë që është në dobi të qytetarëve.

“Ajo që po shihet, është një lloj paragjykimi nga ana e Bordit të ZRRE-së për komentet që i jep profesori Aliu. Për arsye se po e shoh edhe drejtorin, pak është si në siklet, unë nuk po di pse ke nevojë me qenë në siklet. Nëse ti ke bërë më të mirën për publikun, ke nevojë me qenë i qetë”, tha ai.

Tags: Faturat e energjiseKedsKOSTZRRE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

IPK-ja gjen dobësi në procesin e gradimit për rreshter

Arrestohet një zyrtar policor nën dyshim për dhunë në familje

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Albion Rrahmani shënon pas asistimit të Krasniqit, por Sparta humb në derbi

Albion Rrahmani shënon pas asistimit të Krasniqit, por Sparta humb në derbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X