TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Iu gjetën mbi 500 kg kanabis dhe armë të rënda, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Suharekë

by Tëvë1
6 muaj ago
2
A A
Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin, vodhi 21 mijë euro para, ari dhe çanta në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë, Komuna e Suharekës, i cili ishte në kërkim nga organet e rendit, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Lidhur me këtë çështje penale, Prokuroria Themelore kishte zhvilluar një aksion, gjatë të cilit në një objekt (shtallë) në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi e madhe e substancës narkotike të llojit marihuanë – kanabis sativa, mbi gjysmë tonelate, saktësisht 512 kilogramë, në faza të ndryshme të përpunimit dhe tharjes.

Sipas Prokurorisë, gjatë aksionit janë sekuestruar një granatëhedhës (mortajë), një raketë krahu, një pushkë gjuetie, fishekë të pushkës, një traktor me rimorkio, pajisje dhe vegla pune të përdorura për kultivim dhe përpunim, dy telefona celularë, si dhe prova të tjera materiale.

“Po ashtu, prokuroria ka lëshuar urdhër të përkohshëm për sekuestrimin/ngrirjen e dy parcelave me sipërfaqe prej 1963 m² dhe 1438 m², të cilat gjenden në fshatin Maqitevë. Lidhur me këto veprime, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale ndaj F.N., dhe sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri në një periudhë të pacaktuar kohore e deri më datë 16.09.2025, në pjesën malore të fshatit Maqitevë, ka kultivuar pa autorizim bimën kanabis sativa me qëllim prodhimin dhe përgatitjen për shitje të narkotikëve dhe shpërndarjen e kësaj substance në treg”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkohë, për këtë rast, prokuroria ka kërkuar caktim të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“I pandehuri, gjendet në ndalim 48 orësh, dhe për të njëjtin Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet ndër të tjera./teve1.info/

Tags: arrestimparaburgimProkuroria Prizrensubstancë narkotikeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdojnë sot fjalët përfundimtare të mbrojtjes në Hagë në rastin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Sot vazhdon dita e tretë e deklaratave në rastin “Thaçi 2”

Qeveria Kurti IV mban sot mbledhjen e parë

Qeveria Kurti IV mban sot mbledhjen e parë

​PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

​PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Moti sot

Moti sot

Vazhdojnë sot fjalët përfundimtare të mbrojtjes në Hagë në rastin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Sot vazhdon dita e tretë e deklaratave në rastin “Thaçi 2”

Qeveria Kurti IV mban sot mbledhjen e parë

Qeveria Kurti IV mban sot mbledhjen e parë

​PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

​PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Moti sot

Moti sot

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën