TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj përkujton masakrën e Izbicës: Sakrifica e të rënëve mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm

by Tëvë1
3 orë ago
0
A A
Haradinaj përkujton masakrën e Izbicës: Sakrifica e të rënëve mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Izbicës, e ndodhur më 28 mars 1999, duke e cilësuar si një ndër krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Haradinaj theksoi se në këtë ditë tragjike, forcat ushtarake dhe policore serbe vranë 147 civilë shqiptarë të paarmatosur, përfshirë gra, pleq dhe fëmijë, duke e përshkruar këtë masakër si pjesë të një plani të organizuar për zhdukjen e popullsisë shqiptare.

Ai rikujtoi gjithashtu se më 28 mars 1999, në kohën kur luftimet zhvilloheshin në shumë zona të Kosovës, forcat e Zonës Operative të Dukagjinit zhvilluan Betejën e Pozharit, ku armiku pësoi humbje të mëdha, ndërsa u dalluan luftëtarët Elez Geci dhe Maxhun Berisha.

Në të njëjtën ditë, Haradinaj përmendi edhe themelimin e Brigadës 137 në Gjakovë, të cilën e cilësoi si brigadën e parë urbane në Kosovë, e përbërë nga luftëtarë të përkushtuar për çlirimin e vendit.

Ai përfundoi duke theksuar se sakrifica e të rënëve mbetet themel i lirisë dhe frymëzim i përhershëm për brezat e ardhshëm./teve1.info/

Tags: homazhetMasakra e Izbicesramush haradinajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Ndryshimi i orës, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Ndryshimi i orës, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin, vodhi 21 mijë euro para, ari dhe çanta në Prizren

Iu gjetën mbi 500 kg kanabis dhe armë të rënda, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Suharekë

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Mendimet negative duhet t’i zëvendësoni me pozitivitet

Mendimet negative duhet t’i zëvendësoni me pozitivitet

Ndryshimi i orës, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Ndryshimi i orës, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin, vodhi 21 mijë euro para, ari dhe çanta në Prizren

Iu gjetën mbi 500 kg kanabis dhe armë të rënda, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Suharekë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën