TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ – Mosemërimi i tij nga Osmani, shkelje kushtetuese

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ – Mosemërimi i tij nga Osmani, shkelje kushtetuese

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi se mosemërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është cenim i kushtetushmërisë, demokracisë dhe i zgjedhjeve nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

Gjoshi, në një konferencë për media, tha se refuzimi i Osmanit dhe fshehja pas referimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, është dëmtim i qëllimshëm i përfaqësimit të PDK-së në KQZ dhe i dobësimit të rolit të opozitës në këtë fazë kritike politike për shtetin tonë.

“Presidentja Osmani, në shkresën e datës 9 mars drejtuar kryetarit Bedri Hamza, ka kërkuar që t’i propozojmë me shkrim KANDIDATËT për anëtarë të KQZ-së. Pra, jo propozimin e një kandidati, siç e ka certifikuar tani, por të kandidatëve, në shumës. Prandaj, ajo ka përgjegjësinë që para qytetarëve të sqarojë se çfarë e shtyri që në momentet e fundit të tërhiqej nga rruga kushtetuese dhe ligjore e emërimit të anëtarëve të PDK-së në KQZ”, shtoi ai.

Gjoshi theksoi se mosemërimi i përfaqësuesit të dytë të PDK-së në KQZ bie ndesh me paragrafin 4 të nenit 139 të Kushtetutës së Kosovës, ku përcaktohet qartë se 6 anëtarë të KQZ-së emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha parlamentare, përkatësisht nga subjektet politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, që aktualisht janë LVV, PDK, LDK dhe AAK.

“Pra, Kushtetuta e Kosovës është e qartë: së pari, sigurohet përfaqësimi proporcional i subjekteve më të mëdha parlamentare. Dhe së dyti, meqenëse pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kuvend janë vetëm 4 grupe parlamentare shqiptare, pra në mungesë të numrit të mjaftueshëm prej 6 grupeve, anëtarët shtesë emërohen nga grupet më të mëdha parlamentare, që në këtë rast janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës”, sqaroi ai.

Sipas Gjoshit, ky zhvillim përvec që po e cenon opozitën, por e rrezikon vetë legjitimitetin e zgjedhjeve dhe standardet demokratike të Republikës së Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet e ligjshme në kërkim të zbatimit të së drejtës së saj për t’u përfaqësuar në KQZ, sipas të drejtës që ia ka dhënë Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, paralajmëroi Gjoshi.

Gjoshi rikujtoi një rast të ngjashëm kur presidentja Osmani në vitin 2021, ishte përpjekur ta pamundësojë emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së të KQZ-së.

“Në vitin e parë të mandatit të saj, Osmani ishte përpjekur për të gjetur ndonjë mundësi që të çojë përpara kërkesën kundërkushtetuese të Lëvizjes Vetëvendosje për emërimin e anëtarit të 3-të në KQZ. Por pas refuzimit të trajtimit thelbësor të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, ajo nuk kishte guxuar të aprovonte këtë kërkesë, e cila qartazi binte ndesh me frymën dhe shkronjën e Kushtetutës dhe do të përbënte një precedent të rrezikshëm për kapjen politike të institucionit të zgjedhjeve”, shtoi ai.

Tutje, Gjoshi shprehu një shqetësim të dytë që nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të kthejë përgjigje ashtu siç bëri në vitin 2021, pas datës 4 prill në postin e të parës së shtetit do të vendoset si Ushtruese Detyre, Albulena Haxhiu, e cila mund të vendosë në mënyrë arbitrare që PDK-së të mos i takojë e drejta për përfaqësim në KQZ me dy anëtarë.

“Një person me bagazh të madh antikushtetues dhe antiligjor, e cila sigurisht se është e gatshme për kapitalizimin e shkeljes së radhës të Kushetutës së Kosovës dhe të vendosë në mënyrë arbitrare që PDK-së të mos i takojë e drejta për përfaqësim në KQZ me dy anëtarë, duke na detyruar kështu që t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, e cila deri sa do ta trajtonte juridikisht çështjen, Lëvizja Vetëvendosje praktikisht do të bënte një mori shkeljesh dhe abuzimesh në organizimin e zgjedhjeve”, tha ai.

Ai shtoi se me këto veprime Lëvizjes Vetëvendosje po i krijohen mundësitë që në proceset zgjedhore pasuese t’i shkelë ligjet dhe rregullat zgjedhore.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të paligjshmërisë që është nxitur nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit, 12 tetorit dhe 28 dhjetorit të vitit 2025, andaj kësaj partie po i krijohen rrethanat që në zgjedhjet e radhës t’i shkelë ligjet dhe rregullat zgjedhore, duke nxjerrë vendime që do të shkatërrojnë procesin zgjedhor dhe të sjellë situata kur nuk do të pranohen rezultatet e zgjedhjeve. Në këtë drejtim, mjafton të kujtohet rasti kur përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ ka kërcënuar publikisht (para mediave) anëtarët e KQZ-së dhe me emër të përveçëm anëtaren nga radhët e komunitetit turk vetëm pse kishin mbështetur amandamentin e përfaqësuesve të PDK-së për të buxhetuar dërgimin e fletëvotimeve origjinale për votuesit jashtë Kosovës, ashtu siç parashihet me aktin nënligjor të KQZ-së për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës.”, potencoi Gjoshi.

Tags: Betim GjoshiGjykata Kushtetuesekonference per mediaKQZpdkTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Po hetonte kontingjentin e derivateve, kërcënohet një zyrtar doganor

Po hetonte kontingjentin e derivateve, kërcënohet një zyrtar doganor

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

Konjufca dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit, fton organet e drejtësisë të ndjekin rastin

Konjufca përkujton 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit dhe nderon dëshmorët e luftës për liri

Pacolli merr vendim për verifikimin e operatorëve të gurëthyesve, 15 ditë afat për dokumentacion

Pacolli merr vendim për verifikimin e operatorëve të gurëthyesve, 15 ditë afat për dokumentacion

Vuani nga pagjumësia? Hani këto ushqime para se të flini dhe problemi zgjidhet

Vuani nga pagjumësia? Hani këto ushqime para se të flini dhe problemi zgjidhet

Po hetonte kontingjentin e derivateve, kërcënohet një zyrtar doganor

Po hetonte kontingjentin e derivateve, kërcënohet një zyrtar doganor

Ngjyrat e pranverës në pasarelë

Ngjyrat e pranverës në pasarelë

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

Vedat Muriqi: Mund të pensionohem i lumtur nëse Kosova arrin në Kupën e Botës

Vedat Muriqi: Mund të pensionohem i lumtur nëse Kosova arrin në Kupën e Botës

Mbrojtësi i Kosovës ‘ndez‘ sfidën: “Ëndrra e gjithë shqiptarëve po afrohet”

Mbrojtësi i Kosovës ‘ndez‘ sfidën: “Ëndrra e gjithë shqiptarëve po afrohet”

Hadërgjonaj: E ëndërrojmë kualifikimin

Hadërgjonaj: E ëndërrojmë kualifikimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën