TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rritja e rasteve me COVID-19, gastronomë e ekonomistë kundër që të vendosen masa kufizuese

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rritja e rasteve me COVID-19, gastronomë e ekonomistë kundër që të vendosen masa kufizuese

Me 49 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, të shtunën në vend është shënuar numri më i madh i të infektuarve që nga 18 marsi.

E lidhur me këtë, së fundi i shqetësuar është shprehur edhe i pari i Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi, derisa ka paralajmëruar edhe masa të reja.

Ndonëse ky i fundit tha se së shpejti do të mblidhet komiteti për rivlerësimin e gjendjes epidemiologjike, nga Ministria e Shëndetësisë nuk treguan se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

“Mekanizmat anti COVID-19 përfshirë komitetin për koordinim dhe vlerësim të situatës kundër COVID-19 dhe Komiteti këshillues i ekspertëve kundër COVID-19 përcjellin rregullisht situatën dhe këta mekanizma, do të bëjnë rekomandimet e tyre, nëse do të ketë nevojë për ndonjë masë të re, përveç atyre që janë në fuqi me masat e fundit të ndërmarra më 30 prill”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga komuniteti i gastronomëve thonë se nuk janë ftuar për të diskutuar për masa të reja, ndërsa kufizimin e veprimtarisë së tyre në këtë kohë e shohin tërësisht të panevojshëm.

“S’po dojmë as me mendu atë pikë. Nuk po dojmë as me mendu se secili sen na dëmton. Qeta jena t’u e prit, për m’u këndell, së paku për me i la borxhet të cilat i kena kriju gjatë e mas pandemisë kështu që s’po dojna as me mendu atë pikë”, thotë Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve.

Masat kufizuese në ekonomi në këtë periudhë nuk i sheh si të nevojshme as profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

“Kjo është një qasje jashtëzakonisht e gabuar në këtë kohë kur pritet tash me pas një rritje të zhvillimit ekonomik, të aktivitetit ekonomik, po ashtu edhe diaspora. Në fakt këtë duhet ta shfrytëzojmë si Kosovë si një lloj shtytje, një lloj infuzioni ekonomik për ekonominë e vendit. Nëse edhe në këtë kohë bëhet një bllokadë kësisoj, besoj që ky do të jetë një kolaps për ekonominë”, thotë Kadriaj.

Shumë shpejt në Kosovë pritet të jepet edhe doza e katërt e vaksinës anti-COVID teksa prioritet për të do të kenë kategoritë e rrezikuara që tashmë i kanë marrë tre doza.

Kronika e realizuar nga gazetari Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarr në shkollën “Sylejman Vokshi” në Deçan, digjen drutë për ngrohje të objektit

Zjarr në shkollën “Sylejman Vokshi” në Deçan, digjen drutë për ngrohje të objektit

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Shkaktoi aksidentin me katër të lënduar e iku nga vendi i ngjarjes, arrestohet i dyshuari

Gjahtari gjen pa shenja jete 39-vjeçarin e zhdukur që nga e diela në rrethinën e Klinës

Gjahtari gjen pa shenja jete 39-vjeçarin e zhdukur që nga e diela në rrethinën e Klinës

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Policia heton rastin ndaj Arianit Sllamnikut për dyshime mbi shitjen e ilaçeve si “kurë” për autizmin

Zjarr në shkollën “Sylejman Vokshi” në Deçan, digjen drutë për ngrohje të objektit

Zjarr në shkollën “Sylejman Vokshi” në Deçan, digjen drutë për ngrohje të objektit

Muriqi ia dedikon “hat-trickun” babit të ndjerë

Muriqi i prinë sulmit në formacionin e javës

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Shkaktoi aksidentin me katër të lënduar e iku nga vendi i ngjarjes, arrestohet i dyshuari

Gjahtari gjen pa shenja jete 39-vjeçarin e zhdukur që nga e diela në rrethinën e Klinës

Gjahtari gjen pa shenja jete 39-vjeçarin e zhdukur që nga e diela në rrethinën e Klinës

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Policia heton rastin ndaj Arianit Sllamnikut për dyshime mbi shitjen e ilaçeve si “kurë” për autizmin

Avokati Bytyqi dorëzon kallëzim penal ndaj anëtarit të “Lëvizjes së Deçanit” për nxitje të urrejtjes

Avokati Bytyqi dorëzon kallëzim penal ndaj anëtarit të “Lëvizjes së Deçanit” për nxitje të urrejtjes

Hamza kërkon mbështetjen e Sllovenisë për rrugën evropiane të Kosovës

Hamza kërkon mbështetjen e Sllovenisë për rrugën evropiane të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën