“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë
Janë vetëm disa nga videot e shumta që qarkullojnë në rrjet.
Por, ajo çfarë prezantojnë, rezulton të jetë përmbajtje e rreme.
E publiku, jo gjithmonë arrin t’i dallojë ato.
Kësisoj pamjet e gjeneruara me Intelegjencë artificiale, po shihen si një lloj lufte në tregun social.
“Kemi parë që ka shumë përdorim të inteligjencës artificiale në gjenerimin e videove, por edhe fotografive, sa që edhe në fillim doli që edhe vrasja e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, domethënë në njëfarë forme u paraqit si gjëja ‘ja doli fotografia e tij nga rrënojat e bombardimit’, por që doli të jetë e gjeneruar me inteligjencë artificiale. Të tilla ka shumë domethënë që qarkullojnë në media sociale kryesisht dhe kjo ka ndikuar që në njëfarë forme me u quajt ‘lufta me inteligjencë artificiale”, thotë Festim Rizanaj-hulumtues në platformën “HIBRID”.
Për të verifikuar vërtetësinë e këtyre pamjeve, Rizanaj thotë se qytetarët po përdorin mjete të ndryshme, por që shpesh dështojnë.
“Është vërejtur një shprehi që kur ka pasur video të publikuara, e kanë pyetur automatikisht Grok-un se a është me AI apo jo, po në situata të shumta Grok-u nuk ia ka qëlluar domethënë atyre videove. Njëkohësisht, një praktikë e tillë është bërë edhe në Google gjatë kërkimit të disa videove që kanë dyshuar se janë me AI, edhe platforma ose hapësira e Google që është “AI Overvieë”, domethënë që e bën një përmbledhje, edhe ajo në shumicën e rasteve nuk ka arrit me ia qëllu që është me inteligjencë artificiale”, thotë ai.
Por si përdoret IA?
“Sa me kuptuar, vetëm pak një demonstrim, është një video ku mundeni me e parë se si po përdoret inteligjenca artificiale, vetëm duke i përdorur burimet publike sot, në çfarë niveli të analizave mundeni me e parë. Po kur t’i shohësh komplet satelitët, qarkullimin e aeroplanëve, pikat me të kuqe ku po ka bombardime, raportime të ndryshme, domethënë komplet informacionet sot po munden me u bërë vetëm prej një individi, prej njerëzve të thjeshtë që po e përdorin inteligjencën artificiale me ndërtuar këto vegla”, shprehet Darsej Rizaj – ekspert i teknologjisë.
Sipas ekspertit të teknologjisë, kjo është vetëm faza e parë e zhvillimit të IA.
“…Në të ardhmen e afërt kemi me parë komplet një luftë ndryshe që ka me u realizu, ku inteligjenca artificiale ka me qenë sendi kryesor. Prandaj edhe krejt kjo luftë kush po i krijon ‘Data Centers’ më të mëdha, kush po e zhvillon inteligjencën artificiale, është një prej synimeve kryesore është me mund inteligjencën artificiale me përdorur si për mbrojtje, si për sulm të një niveli shtetëror”, thotë Rizanaj.
Por çfarë rekomandon ai të bëhet në këso situatash?
“Këshyrni burimin, prej nga po këshyrni videot, mos besoni çdo gjë se nuk është koha ku duhet me besu. Edhe e fundit, e mira e së mirës është që shtetet me bisedu mes vete edhe me provu me pasë një farë lloj kontrolli të inteligjencës artificiale se në çfarë drejtimi po zhvillohet. Po duke e marrë parasysh që këto lufta veç janë duke e intensifikuar kërkimin sidomos në aspekt ushtarak, ta shohim se ku ka me na çu krejt kjo inteligjencë artificiale, sidomos kur vjen puna për ushtri”, tregon eksperti eksperti i teknologjisë.
Sipas një verifikimi të bërë nga The New York Times, të paktën 110 video dhe foto të rreme janë bërë virale në gjithë botën në vetëm dy javë të luftës SHBA – Izrael kundër Iranit, duke ndikuar kështu në mënyrën se si publiku e percepton luftën.





