Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht djalin e tij të premten në Pejë.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Pejë 20.03.2026-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./teve1.info/







