Viti 2026 nisi jo mirë për disa prej komunave të Kosovës.
Shkak i të reshurave të mëdha, shumë zona u përmbytën.
Dëmet që u shkaktuan vlerësohet se tejkalojnë shifrën prej 7 milionë euro.
Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, në këtë vlerësim preliminar, nuk janë të përfshira të gjitha komunat.
Ndër komunat më të prekura është ajo e Gjakovës.
Deri më tani, vlera e dëmeve të përllogaritura janë në vlerë 2.7 milionë euro.
“Kemi dëme në ekonomitë familjare, ku janë 236 raste në vlerë afërsisht 2.3 milionë euro. Janë dëme në biznese, ku kanë pësuar 17 ekonomi biznesore, diku në shifër 300 mijë euro. Dhe dëme në kultura bujqësore e blegtari, ku janë 16 raste, ku vlera totale është afërisht 230 mijë euro”, thotë Devoll Kërleshi, Kryetar i Komisionit Vlerësues në Komunën e Gjakovës
Përpos Gjakovës, dëme milionëshe vlerësohet se u shkaktuan edhe në komunën e Drenasit, gjithsej 1.5 milionë euro.
Kurse 800 mijë euro llogariten të jenë dëmet në Pejë, Rahovec dhe Mitrovicë e Jugut.
Rrjedhimisht, kërkohet nga Qeveria që të kompensojë këto dëme sa më shpejtë.
Në lidhje me këtë çështje, tëvë1 ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës, por nga të njëjtit nuk ka pasur asnjë reagim.
Mes tjerash nga AKK u kërkuan masa parandaluese që të shmanget përsëritja e situatave të tilla.






