TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjyqtarët e futbollit dënojnë gjuhën e Batatinës ndaj Berishës

by Bujar Mehmeti
4 muaj ago
0
A A
Gjyqtarët e futbollit dënojnë gjuhën e Batatinës ndaj Berishës

Komisioni i Gjyqtarëve ka reaguar ndaj komunikimit të trajnerit të KF Llapit, Tahir Batatina, me gjyqtarin anësor Fatlum Berisha, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe jashtë çdo norme etike e profesionale. Reagimi vjen pas publikimit të një bisede nga vetë Berisha, e cila ka nxitur reagime të shumta në opinionin sportiv.

Në njoftimin zyrtar, Komisioni shprehet se “gjuha e përdorur në këtë rast është e papranueshme dhe i tejkalon normat etike, profesionale dhe njerëzore”, duke theksuar se shqetësues mbetet veçanërisht përfshirja e çështjeve personale dhe familjare në komunikim. Sipas tyre, këto referenca “tejkalojnë çdo kufi të komunikimit”.

Komisioni i Gjyqtarëve i ka dhënë mbështetje të plotë gjyqtarit Fatlum Berisha, duke vlerësuar “profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin e tij në ushtrimin e detyrës”. Po ashtu, është theksuar se çdo përpjekje për të cenuar dinjitetin e gjyqtarëve apo për t’i vënë ata nën presion përmes gjuhës së papërshtatshme është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet.

Në reagim dënohen fuqishëm të gjitha format e presionit, ofendimit apo kërcënimit ndaj gjyqtarëve.

“Integriteti i gjyqtarëve është themel i funksionimit të drejtë të garave dhe si i tillë duhet të mbrohet pa kompromis”, thuhet më tej në komunikatë.

Nga ana tjetër, publikimi i bërë nga vetë Berisha ka nxitur reagimin fillestar. Ai ka ndarë një mesazh të ashpër ndaj trajnerit të Llapit, duke shkruar: “Mua është e vërtetë që më ka sprovuar Zoti, por ty që përdor tragjedi familjare, kurrë hallall Zoti mos ta bëftë”. Ai ka kërkuar gjithashtu reagim institucional nga FFK dhe organet kompetente.

Komisioni i Gjyqtarëve u ka bërë thirrje të gjithë akterëve të futbollit që të ruajnë respektin dhe profesionalizmin, duke shtuar se do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të gjyqtarëve dhe në funksion të forcimit të integritetit të garave.

Batatina përmes një reagimi ka mohuar se ka përmendur familje duke thënë se Berisha po “viktimizohet”.

“Unë nuk kam përmendur familjen dhe kjo çështje nuk ka të bëjë me familjen, por me gabime të qëllimshme që po na bëhen nga i njëjti person në dy ndeshje radhazi. Asnjëherë nuk e kam menduar se çfarë synon të arrijë duke u viktimizuar Fatlum Berisha. Megjithatë, nëse këto janë gabime të qëllimshme, i qëndroj deklaratës sime dhe besoj se çdo padrejtësi duhet të marrë ndëshkimin e merituar profesional – por asnjëherë me konutacionin e dhënë. Nuk është e drejtë të humbet mundi dhe djersa e një klubi, e një qyteti, si dhe e lojtarëve dhe stafit që punojnë gjatë gjithë javës për të përgatitur një ndeshje futbolli”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Asllani pritet të kthehet te Interi

Sassuolo interesohet për Asllanin

Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares së Kosovës transferohet në Lituani

Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares së Kosovës transferohet në Lituani

Camavinga nuk i dëgjon ofertat angleze

Camavinga nuk i dëgjon ofertat angleze

Shehu refuzon Olympiacosin, gradohet në kapiten te Lodzi

Shehu refuzon Olympiacosin, gradohet në kapiten te Lodzi

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyqi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyqi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj, Policia gjobitë dy shoferët

Gjendet një 38-vjeçar pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

“Kamerat vërtetojnë, rreshteri u vra me planifikim” Prokuroria e bindur në fajësinë e të akuzuarve

“Kamerat vërtetojnë, rreshteri u vra me planifikim” Prokuroria e bindur në fajësinë e të akuzuarve

Prokuroria thotë se urdhërarresti ndaj Radojçiqit është ende në fuqi

Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – përmend Vuçiqin, Radoiçiqin e Veselinoviqin

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

BE kërkon të mos ushtrohet ndikim ndaj KGJK-së në vendimmarrje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën