TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

by Tëvë1
4 muaj ago
3
A A
Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka komentuar moskandidimin e Vjosa Osmanit për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe zhvillimet që çuan në moszgjedhjen e presidentit dhe shpërbërjen e Kuvendit.

Në emisionin “Info Nata” në Tevë1, Sadiku u shpreh se raporti mes kryeministrit Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit ka qenë i suksesshëm në fillim, por sipas tij, në fund nuk u respektua marrëveshja politike.

“E shihni edhe vetë se Vjosa Osmani ka pasur një aleancë të bukur dhe të suksesshme me z. Kurti, por në fund, si të themi, z. Kurti nuk e mbajti atë fjalën e vet dhe e tradhtoi Vjosa Osmanin në momentin e fundit. Besoj që tashmë e kanë kuptuar të gjithë, sepse nuk e propozoi për kandidate për presidente”, ka thënë Sadiku.

Ai shtoi se, sipas tij, nëse Osmani do të ishte propozuar, votat për zgjedhjen e saj do të siguroheshin pa vështirësi.

“Po të propozohej Vjosa Osmani, pa marrë parasysh se si do të votonte secili deputet i LDK-së, me gjithë ato vota ajo do të zgjidhej. Unë mendoj që 80 vota do të ishin bërë për Osmanin, po të ishte propozuar. Asnjë nga partitë politike, e aq më pak LDK-ja, nuk do të donte të shkonim në zgjedhje”, ka deklaruar Sadiku.

Sadiku vlerësoi se mospropozimi i Osmanit ka qenë një veprim i qëllimshëm politik, duke shtuar se çështja e mungesës së votave nuk ka qenë arsyeja kryesore për dështimin e zgjedhjes së presidentit.

Tags: Ermal SadikuLDKTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut.

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut.

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Auto Draft

Ferizajasit kërkojnë heqjen e emrit “Urosevac” nga dokumentet zyrtare: Është emër i pushtuesit

Rihapet Galeria Kombëtare

Rihapet Galeria Kombëtare

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

“Ditari” 09.07.2026

“Ditari” 09.07.2026

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut.

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut.

“Këndi i Debatit” 09.07.2026

“Këndi i Debatit” 09.07.2026

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën