TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Partitë politike ende pa propozime për anëtarët e rinj të KQZ-së

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025

Mandati i anëtarëve të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po përfundon. Presidentja u ka kërkuar subjekteve politike propozimet për anëtarët e rinj, të cilat duhet të dorëzohen deri më 15 mars. Disa parti ende nuk i kanë bërë publikë emrat, ndërsa përbërja e re e KQZ-së pritet të përcaktohet në ditët në vijim.

Anëtarët e partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë në ditët e fundit të mandatit brenda këtij institucioni.

Emërimi i tyre duhet të ndodhë jo më vonë se 60 ditë nga dita e certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Presidentja Vjosa Osmani më 9 mars u ka kërkuar subjekteve politike propozimet për anëtarët e rinj.

Partitë kanë afat deri më 15 mars që t’i dërgojnë propozimet.

Në Vetëvendosje thanë se ende nuk i kanë dërguar emrat e dy anëtarëve të rinj që do t’ia propozojnë Osmanit për emërim.

Sami Kurteshi nuk do të propozohet më nga partia e tij, duke qenë se ka konsumuar kufirin e mandateve të parapara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ky ligj thotë se i njëjti person mund të propozohet dhe emërohet nga një subjekt politik deri në tri mandate radhazi. Pas mandatit të tretë, ai nuk mund të emërohet përsëri.

Në Partinë Demokratike nuk kthyen përgjigje gjatë ditës, e as në Lidhjen Demokratike. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka propozuar edhe për një mandat, anëtarin aktual të saj në KQZ, Muharrem Nitajn.

Presidentja ka afat prej 7 ditësh, pas dorëzimit të emrave, për emërimin ose mosemërimin e anëtarëve të propozuar nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend.

6 anëtarë pritet të emërohen nga radhët e subjekteve politike shqiptare: 2 nga Vetëvendosje, 2 nga PDK dhe me nga një anëtar LDK dhe AAK, ndërsa katër anëtarë të tjerë do të emërohen nga radhët e komuniteteve pakicë./rtk

Tags: KQZpartitTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dardan Vuniqi zgjidhet zv/kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Dardan Vuniqi zgjidhet zv/kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Konjufca mirëpret heqjen e fusnotës për Kosovën

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lirohen nga akuza

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lirohen nga akuza

Gilgeous-Alexander thyen rekordin 63-vjeçar të NBA-së

Gilgeous-Alexander thyen rekordin 63-vjeçar të NBA-së

Dardan Vuniqi zgjidhet zv/kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Dardan Vuniqi zgjidhet zv/kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Basketboll, nënkampioni kundër kampionit

Basketboll, nënkampioni kundër kampionit

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Luan në elitën e futbollit norvegjez, Shqipëria shumë pranë “Haalandit” të ri

Luan në elitën e futbollit norvegjez, Shqipëria shumë pranë “Haalandit” të ri

Prishtina 01 triumfon ndaj Drenicës, siguron gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës në futsal

Prishtina 01 triumfon ndaj Drenicës, siguron gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës në futsal

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Konjufca mirëpret heqjen e fusnotës për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën