TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​“Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë jo”, aksioni simbolik i rinisë së PDK-së

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​“Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë jo”, aksioni simbolik i rinisë së PDK-së

Rinia Demokratike e Kosovës ka realizuar sot një aksion simbolik në reagim ndaj një pamjeje të papranueshme që u publikua dje nga ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku një fotografi e Presidentit Hashim Thaçi ishte hedhur në tokë në një dhomë të mbushur me gjësende.

Sipas PDK-së, ky veprim nuk është vetëm mungesë respekti ndaj një ish-Presidenti të Republikës së Kosovës, por edhe një përpjekje e ulët për të relativizuar dhe fshirë një pjesë të rëndësishme të historisë sonë shtetformuese.

Përmes aksionit të sotëm, Rinia Demokratike e Kosovës vendosi një fotografi të Presidentit Hashim Thaçi, të shoqëruar me disa nga momentet kyçe të rrugëtimit të tij politik dhe shtetëror: nga lider i studentëve, bashkëthemelues i UÇK-së, kryesues i delegacionit shqiptar në Rambuje, deri te Kryeministër i shtetndërtimit dhe President i Republikës së Kosovës.

Mesazhi ishte: Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini.

Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet sipas preferencave politike të kujtdo. Kontributi për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës është i dokumentuar në sakrificë, në vendime historike dhe në rrugëtimin e popullit tonë drejt lirisë.

Rinia Demokratike e Kosovës beson se institucionet e Republikës duhet të jenë hapësira që nderojnë historinë dhe kontributin e atyre që kanë shërbyer për vendin, pavarësisht bindjeve politike.

Sepse historia e Kosovës është më e madhe se çdo përpjekje për ta fshirë atë. E posaçërisht personalitetin dhe kontributin e Presidentit Hashim Thaçi.

Tags: AksionHashim ThacipdkRinia Demokratike e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

ORCA me aksion para rektoratit, kundërshtohet avancimi i profesoreshës në UP

ORCA me aksion para rektoratit, kundërshtohet avancimi i profesoreshës në UP

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik, kthimi i Osmanit vlerësohet se mund ta rris partinë

MPJD thotë se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e Mesme

MPJD thotë se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e Mesme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën