TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën

Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR) ka vendosur që në dokumentet dhe komunikimet e tij publike të mos përdoret më emërtimi “Kosovë*”, por vetëm “Kosovë”.

Sipas njoftimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ky vendim është përfshirë në opinionin më të fundit të CoR mbi Paketën e Zgjerimit të BE-së 2025 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Me këtë vendim, Komiteti i Rajoneve harmonizon praktikën e tij me qëndrimin e kahershëm të Parlamentit Evropian, i cili tashmë përdor emërtimin “Kosovë” pa asteriks në dokumentet e tij zyrtare.

Në të njëjtin opinion, Komiteti i Rajoneve ka bërë thirrje edhe për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa kanë ndikuar drejtpërdrejt te komunat dhe qytetarët e vendit.

Sipas dokumentit, organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë gjatë vitit 2025 është vlerësuar si i suksesshëm, ndërsa pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve është konsideruar si faktor që ka forcuar legjitimitetin e institucioneve komunale dhe funksionimin e demokracisë lokale.

Në opinion theksohet se, me rikthimin e pjesëmarrjes demokratike në nivel lokal, arsyet fillestare për vendosjen e masave të BE-së ndaj Kosovës nuk qëndrojnë më, prandaj Komisioni Evropian ftohet që t’i heqë ato sa më parë.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka theksuar se ka luajtur rol aktiv në promovimin e rolit të pushtetit lokal në proceset evropiane dhe në ngritjen e çështjeve që lidhen me komunat e Kosovës në institucionet e Bashkimit Evropian.

Përmes bashkëpunimit me Komitetin e Rajoneve, rrjetet evropiane të qeverisjes lokale dhe partnerët ndërkombëtarë, AKK ka kontribuar në promovimin e rolit të komunave në procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe në informimin e partnerëve evropianë për ndikimin që masat e BE-së kanë pasur te qytetarët.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, e ka vlerësuar këtë zhvillim si një lajm të rëndësishëm për Kosovën.

“Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe për komunat tona. Është shumë inkurajuese që institucionet evropiane po e njohin rolin e pushtetit lokal dhe ndikimin që vendimet e tyre kanë në jetën e qytetarëve në nivel lokal”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai ka theksuar se rekomandimi për përdorimin e emrit “Kosovë” pa asteriks përbën një zhvillim të rëndësishëm në trajtimin institucional të Kosovës në nivel evropian.

Sipas tij, Asociacioni i Komunave të Kosovës do të vazhdojë të angazhohet për forcimin e rolit të komunave në procesin e integrimit evropian dhe për përfaqësimin e interesave të pushtetit lokal në institucionet evropiane.

Tags: BEKomiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (Teve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve

Osmani takon Prattipatin, theksohet rëndësia e aleancës me ShBA-në

Osmani takon Prattipatin, theksohet rëndësia e aleancës me ShBA-në

Maqedonci: Kosova po ndërton partneritete me aleatët

Maqedonci: Kosova po ndërton partneritete me aleatët

​“Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë jo”, aksioni simbolik i rinisë së PDK-së

Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gjilan

Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gjilan

Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

Lideri i ri suprem i Iranit premton të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Lideri i ri suprem i Iranit premton të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën