Futbollisti i Kosovës, Bersant Celina, po kalon një formë të jashtëzakonshme në Suedi, duke vazhduar paraqitjen mbresëlënëse me klubin e tij, AIK.
Mesfushori dardan ishte përsëri vendimtar në ndeshjen e Kupë së Suedisë, ku AIK arriti një fitore bindëse 4:0 ndaj Hacken.
Celina vulosi triumfin e ekipit të tij në minutën e 89-të të takimit, duke treguar edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon.
Ky ishte goli i tretë i Celinës në këtë edicion të Kupës së Suedisë, duke konfirmuar rëndësinë e tij në skuadrën suedeze dhe duke i dhënë një tjetër moment gëzimi tifozëve të AIK-ut.
Ylli kosovar po vazhdon të dëshmojë klasin e tij në futbollin suedez, ndërsa paraqitjet e fundit po e vendosin sërish në qendër të vëmendjes.











