Ministra e Arsimit gjatë ditës së enjte ka publikuar rezultatet e testit të Arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta.
Këto janë disa prej rezultateve, në njërën prej shkollave të Prishtinës.
E arritshmëria mesatare këtë vit është 50.75 për qind.
Mirëpo, sipas njohësve të fushës së arsimit këto rezultate nuk janë të kënaqshme.
“Kjo thotë shumë se do të duhej që këto analiza t’i bëjnë për secilën lëndë edhe secil shkollë, secili mësimdhënës të shoh e ku janë këto probleme të cilat kanë ndikuar që kalueshmëria të mos jetë më e madhe,por të jetë kaq”, thotë njohësi i Arsimit, Ismet Potera.
Ai jep disa rekomandime për institucionet e arsimit se si të rriten rezultatet në lëndët që në vitet e fundfit nuk ka pasur trend të zhvillimit.
“Në kushtet normale DKA-të, shkollat edhe mësimdhënësit do të duhej të ndaleshin në analizen e lëndës në secilën lëndë, të shohin se ku janë rezultatet, e dyta të shohin trendin e zhvillimit gjerësisht të arritjeve të nxënësve në këtë test. Nëse në tre viteve e fundit në lëndën e matematikës ta zëmë që nuk ka lëvizje, duhet të shihet se pse është ky trend kështu”, shtoi ai.
Sipas MASHTI-t në pjesën e parë të testit, arritshmëria e shprehur në përqindje në lëndët e përfshira në këtë pjesë është 54.4, ndërsa e ndarë sipas lëndëve është, në Gjuhën shqipe – 57.5, Gjuhë angleze – 74.1, Histori – 42.1 dhe Gjeografi – 50.5.
Ndërsa, në pjesën e dytë të testit, arritshmëria është 47.1 për qind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë – 46.8, Informatikë – 52.1, Fizikë – 45, Kimi – 41.3 dhe Biologji – 51.2.
Testit të Arritshmërisë këtë vit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta.
Vlen të theksohet se edhe këtë vit pati disa parregullsi gjatë procesit të testimit.
Kronika e realizuar nga gazetarja Besiana Visoka.