Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit.
Ai ka thënë se në kuadër të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, është duke u zhvilluar takimi i planifikimit sportiv për detajimin e masterplanit të objekteve.
Rama tutje ka thënë se Prishtina 2030 s’është vetëm organizim sportiv, por dëshmi se kryeqyteti është e gatshme të performojë në skenën ndërkombëtare.






