Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht Grupi Parlamentar i kësaj partie ka thënë se zgjedhjet në këtë fazë mund të shmangen.
Besian Mustafa, deputet dhe zëdhënës i kësaj partie tha se ata janë të gatshëm të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj çështje.
“Zgjedhjet janë të evitueshme, të panevojshme në këtë fazë. Jemi të gatshëm të kontribuojmë në zgjedhjen e çështjes së presidentit në dy mënyra, një kandidat konsensual ose një marrëveshje politike”, tha ai, raporton teve1.info.
Mustafa ka thënë se pa partinë më të madhe nuk mund të ecët në këtë proces.
Ai ka mohuar se në takimin që Abdixhiku ka zhvilluar me Kurtin, është propozuar emri i Glauk Konjufcë për president.
“Deri më tash nuk ka asnjë emër. E kam parë edhe unë media, por deri tash, zyrtarisht nuk ka asnjë propozim, zyrtar, formal për emër”, tha Mustafa.
Ai tha gatishmëria për të gjetur një zgjidhje për presidentin nuk nënkupton hyrje në qeveri.
Të martën Kurti e Abdixhiku u zhvilluan takimin e tretë në diskutimet për zgjedhjen e presidentit, por edhe ky takim përfundoi pa ndonjë marrëveshje, ndonëse Kurti tha se u zhvilluar në një atmosferë konstruktive.
Pa marrëveshje për presidentin edhe takimi i tretë Kurti-Abdixhiku






