TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Nuk ka marrëveshje për presidentin, duhen 84-85 vota për të shmangur zgjedhjet

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Kurti: Nuk ka marrëveshje për presidentin, duhen 84-85 vota për të shmangur zgjedhjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se aktualisht nuk ka marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke theksuar se situata mbetet e hapur dhe se do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur një zgjidhje.

Këto komente ai i bëri pas takimit me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku çështja e presidentit ishte një nga temat kryesore të diskutimit.

Kurti tha se për momentin nuk ka as figurë konsensuale dhe as marrëveshje politike, duke e cilësuar situatën më të ndërlikuar pas qëndrimit të Partia Demokratike e Kosovës (PDK), sipas të cilit kandidati për president duhet të jetë partiak.

“Ne, si subjekt fitues i zgjedhjeve, si Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me partnerët tanë Guxo dhe Alternativa, i kemi 57 deputetë. Së bashku me pakicat përbëjmë mazhorancën prej 66 deputetësh, por nuk i kemi edhe 14 të tjerë që të sigurohemi se gjithçka do të shkojë mbarë në ditën kur duhet ta zgjedhim presidentin”, tha Kurti.

Ai rikujtoi se për zgjedhjen e presidentit nevojiten së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë, ndërsa për siguri kërkohen edhe më shumë.

“Tash nuk jemi vetëm pesë deputetë larg, por 14 deputetë larg, gjë që e bën situatën më të vështirë”, u shpreh ai.

Sipas Kurtit, Kushtetuta obligon partitë që të angazhohen maksimalisht për të shmangur zgjedhjet e reja.

“Edhe opozita, nëse nuk e përfshijmë Listën Serbe, ka 43 deputetë: 22 nga PDK-ja, 15 nga LDK-ja dhe 6 nga AAK-ja. Pra, edhe opozita mund të nxjerrë kandidat. Kushtetuta na obligon t’i evitojmë zgjedhjet”, tha ai.

Megjithatë, ai theksoi se aktualisht nuk ka asnjë kandidat zyrtar në tryezë.

“Për momentin nuk kemi figurë konsensuale dhe as marrëveshje politike. Kjo e bën çështjen më të ndërlikuar. Nuk po flasim për emra të përveçëm; mbetet që në ditët në vijim të shohim nëse mund të bëjmë ndonjë hap përpara”, deklaroi Kurti.

I pyetur pse nuk po e kandidon presidenten aktuale Vjosa Osmani për një mandat të ri, Kurti tha se procesi kërkon siguri të plotë në vota.

“Ne duhet t’i kemi 80 veta që qëndrojnë në sallë dhe votojnë minimalisht. Po doli 79 numri në fund, automatikisht shkojmë në zgjedhje. E kemi prioritet absolut evitimin e zgjedhjeve. Duhet të sigurohemi që jo vetëm t’i kemi 80, por rreth 84-85 deputetë, në mënyrë që të jemi të sigurt”, theksoi ai.

Kurti shtoi se është në komunikim të vazhdueshëm me partitë opozitare, por theksoi se atmosfera konstruktive nuk nënkupton automatikisht marrëveshje konkrete.

“Atmosfera më konstruktive nuk nënkupton hapa konkretë. Si Lëvizja Vetëvendosje e kemi në dorë një 30-she për një kandidat, me pakicat jemi 66, por 14 të tjerë nuk i kemi”, përfundoi Kurti.

Tags: albin kurtipresidentjetakimeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

ASK: Këta janë 10 emrat më të shpeshtë në Kosovë

“Kristal masiv me kalcit të bardhë”, Tupella jep detaje pas zbulimit të rrallë në Trepçë

“Kristal masiv me kalcit të bardhë”, Tupella jep detaje pas zbulimit të rrallë në Trepçë

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë për liberalizimin e tregut të energjisë

Bajrami: Nëse Kurti mendon që ka me zgjedhë president me shantazh, të mendohet dy herë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën