TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1998 në fshatin Syriganë, të Skenderajt. E ky lajmë gëzoi shumë banorët e këtij fshatit, por sipas tyre do të duejt të bëhej më herët.

by Adea Mustafaj
51 minuta ago
1 1
A A

Është fshati Syriganë në Komunën e Skenderajt.

E mëngjesin e së dielës, këtu zbarkuan Policia e Kosovës.

Cak i tyre ishin pesë shtëpi të qytetarëve të komunitetit serb.

Kjo bëri, që nën pranga të përfundojnë Goran Tomaseviq, Sinisha Tomaseviq, Predrag Tomaseviq dhe Nebojsha Tomaseviq.

Të gjithë këta, po dyshohen për vrasjen e gjashtë civilëve shqiptarë të këtij fshatit, gjatë kohës së luftës.

E emrat e tyre, janë të njohur për banorët e Syriganës.

“I njoh si persona; në kohë lufte kanë qenë të gjithë të rinj, sigurisht të armatosur. Pa dyshim se i ka kapur mosha tani. Të gjithë kishin shërbim ushtarak të kryer në ish-Jugosllavi. Këta na kanë mbajtur në rreth natën kritike të 7 qershorit ’98”, thotë Safet Uka-banor i fshatit.

Por, çfarë ndodhi atë ditë të rëndë qershori në këtë fshat?

“Më 7 qershor ’98, rreth orës 20:00 në mbrëmje, na kanë rrethuar këtu bashkëvendësit. Të nesërmen, më 8 qershor, rreth orës 03:00–03:15, ka hyrë këmbësoria nga fshati Cerkolet, i cili nga këtu në vijë ajrore është 1–1.5 kilometra, e udhëhequr nga Miomer Pandoviqi, kryesori i njësisë speciale të komunës së Istogut”, tregon Uka.

E forcave serbe, pati fatin t’i shpëtonte edhe Rifat Demiri.

Ky kujton momentin kur personat e maskuar, e dërguan për pushkatim.

“Dy ditë para se të na dëbonin, ishim në Rumnik për të blerë disa gjëra, sepse nuk kishte markete. Kur u kthyem, isha i gjashti; tre veta me maska na ndaluan në Banjë. Tre i liruan, ndërsa tre na çuan për të na pushkatuar..”, rrëfen ai.

Por, këtë fat nuk e kishte i afërmi i tij, Samir Demiri.

“Këtu na i kanë vrarë 8 menjëherë, dhe kur kemi mbërritur në Leqinë kemi parë me dylbi të UÇK-së se këtu vetëm i digjnin shtëpitë. Erdhi njëri dhe tha: ‘I kam mbuluar me batanije tetë veta që i kishin vrarë.’ Edhe katër të tjerë i kanë vrarë më vonë, ndërsa një nuk e kemi gjetur kurrë- Samir Demirin”, thotë Rifat Demiri-banor i Syriganës.

E nën prangat e policisë të dielën në të njëjtin aksion, përfundoi edhe Ratko Krakoviq në Mitrovicën e Veriut.

E gjitha kjo u konfirmua përmes një deklarate të përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.

“Sot, më 01.03.2026, duke filluar nga ora 06:00, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur nga Njësia Speciale Operative, kanë realizuar planin operativ ‘Syrigana’, në gjashtë (6) lokacione të ndara — pesë (5) në Komunën e Skenderajt dhe një (1) në Mitrovicën e Veriut — ku janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në fund, Policia e Kosovës po ashtu ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë konfiskuar armë dhe uniforma të ish-ushtrisë jugosllave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

8 policë të suspenduar brenda jave

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti e do Murat Jasharin për president

Kurti e do Murat Jasharin për president

Osmani: Kosova dhe Bosnja, si shtete sovrane, janë të përkushtuara për familjen euroatlantike

Osmani: Kosova dhe Bosnja, si shtete sovrane, janë të përkushtuara për familjen euroatlantike

8 policë të suspenduar brenda jave

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kurti e do Murat Jasharin për president

Kurti e do Murat Jasharin për president

Osmani: Kosova dhe Bosnja, si shtete sovrane, janë të përkushtuara për familjen euroatlantike

Osmani: Kosova dhe Bosnja, si shtete sovrane, janë të përkushtuara për familjen euroatlantike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën