Për këtë Projektligj kanë votuar 44 deputetë, ndërsa 57 ishin kundër dhe një deputet abstenoi.
Ndërkaq, për mos kalim të Projektligjit për tërheqjen e parave nga Trusti ka reaguar deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Përmes një postimi në Facebook, Lekaj i është drejtuar Qeverisë duke ju thënë “Qeveri, Zoti ju vraftë!”.
“QEVERI, ZOTI JU VRAFTË!”, ka shkruar ai.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe më parë, deputeti Lekaj, ku Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nuk e ka shkarkuar bordin e ZRRE-së.
Ndërsa, pas mos shkarkimit të bordit, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj iu drejtua “Oh Zoti ju vraftë” pozitës që e kundërshtuan. /teve1.info/