Për këtë, Kamberi ka akuzuar komisionerët e Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq se e kanë pamundësuar sot procesin zgjedhor.
“Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc. Komisionerët e Ivica Daçiqit deshën ta bëjnë ligjin sot në Tërnoc, duke thënë se kjo është ‘kralevinë’. Nuk i lejuam e as që do t’i lejojmë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Theksojmë se për herë të katërt në njësinë numër 6 në Tërnoc të Luginës së Preshevës, organizohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. /teve1.info/