Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka një emër konsensual për president të shtetit, teksa ka thënë se shpreson që javën tjetër të ketë garë për këtë post.
Kurti kështu është shprehur pas takimit të dytë konsensual që ka zhvilluar me kryetarin e PDK-së Bedri Hamza për zgjedhjen e presidentit.
“Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike dhe kandidat konsensual atëherë do të shkojmë me kandidat partiak”
Kurti ka thënë se takimi me Hamzën ishte konstruktiv duke falenderuar Hamzën për qasjen e tij.
Ai ka thënë se me Hamzën nuk diskutuan për ndonjë emër konkret, sikurse që tha se as LVV deri më tani nuk ka emër konkret./teve1.info/
Hamza: Kemi bërë ofertë që kandidati për president të jetë nga PDK







