Analisti, Shemsi Jashari ka komentuar çështjen për zgjedhjen e presidentit duke shpresuar për një marrëveshje kompromise mes partive politike në vend. Ai e vlerëson të dëmshme që Kosova të shkon përsëri në zgjedhje të parakohshme.
Analisti thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk po e mbështet Vjosa Osmanin që ta fitojë prapë mandatin e dytë për presidente, duke shtuar se Kurti s’ka interes dhe nevojë për të.
“Mosmbështetja e Kurtit për Osmanin është sepse dallojnë interesat, në mandatin e parë Kurti ka pasur nevojë për Vjosa Osmanin e cila ka nevojë për mandatin e dytë, rrjedhimisht iu ka nënshtrua kërkesave të Kurtit të cilët ai i ka kërkuar, në mandatin e dytë Kurtit nuk i duhet një presidente që lirohet prej ndikimit të tij, ai nuk e donë një Vjosa Osmani të lirë, që nuk ia ka nevojën Kurtit. Kurti dhe Osmani kanë një sjellje politike të ngjashme, kanë inati politik dhe nuk kënaqen me e mundur dikë, por duan edhe me poshtërua”, ka deklaruar Jashari në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Ndërkohë, Jashari ka kritikuar presidenten gjatë mandatit të saj 5 vjeçar, të cilën sipas tij, ajo ka qenë fanse politike e Albin Kurtit, ku siç tha ai, nuk e ka përfaqësuar unitetin qytetar.
“Ka mundësi që të arrihet marrëveshja, është keq nëse nuk arrijnë dhe nëse nuk gjendet një marrëveshje kompromise mes partive për me zgjedh presidentin, shkuarja në zgjedhje në këtë kohë do të dëm i madh. Presidenti është një figurë që i duhet edhe nesër Kurtit, më së shumti atij i duhet. Osmani e ka një problem e ka LVV-në që nuk është ka e mbështet. Osmanit i mungojnë të gjitha tash. Ajo është dashur gjatë mandatit 5-vjeçar me qenë presidente që e përfaqëson unitetin qytetar dhe me krye punën qysh duhet, mos me qenë fanse politike e asnjë lideri të partisë qysh ka qenë për Albin Kurtin”, ka theksuar ai./teve1.info/







