TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Profesoresha universitare, Majlinda Bregasi ka deklaruar se Vjosa Osmani duhet të ketë mbështetjen për një mandat tjetër, pasi Kosova nuk e ka luksin të eksperimentojë me figura të reja në këtë pozitë.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Bregasi ka vlerësuar lart punën dhe angazhimin e presidentes aktuale, duke theksuar se ajo është dëshmuar në kryerjen e detyrës.

Sipas saj, në kushtet aktuale koha është e shkurtër për eksperimente politike, ndërsa ekziston një figurë e gatshme dhe e dëshmuar për të marrë sërish përgjegjësinë.

“Vjosa Osmani është shumë e zonja në profesionin dhe punën e saj. Ajo e ka kryer detyrën e presidentes shumë mirë, madje më mirë se kushdo tjetër deri më tani, për mendimin tim. Nuk e di nëse e kemi luksin të provojmë figura të tjera, ndonëse padyshim që mund të ketë personalitete shumë të mira. Ne tashmë kemi një person që është e gatshme ta marrë këtë detyrë dhe që është dëshmuar se di ta bëjë mirë dhe të japë maksimumin. Sa e ka luksin vendi të provojë figura të tjera? Sigurisht që ka personalitete që do ta meritonin dhe do ta bënin një punë shumë të mirë, por në këtë rast koha është shumë e shkurtër”, është shprehur ajo.

Bregasi ka theksuar gjithashtu se çdo parti politike që do të refuzonte ta votonte Osmanin, duke e çuar vendin në zgjedhje të reja, do të tregonte papërgjegjësi të madhe politike.

“Cila është ajo parti politike që do të guxonte të mos rrinte në Kuvend dhe ta çonte vendin në zgjedhje të tjera? Ta çosh vendin sërish në zgjedhje do të thotë papërgjegjësi e madhe, që në fund përkthehet në vota. Është populli ai që jep vlerësimin”, ka deklaruar ajo.

Në përfundim, Bregasi ka theksuar se roli i presidentit ka peshë institucionale, por sipas saj, përgjegjësia politike për stabilitetin e vendit mbetet mbi partitë parlamentare./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ukshini: Konjufca do të ishte president më i mirë se Osmani

Ukshini: Konjufca do të ishte president më i mirë se Osmani

Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë”, rrëfim nga Skenderaj për të bëmat e Dejan Peleviq që u arrestua për krime lufte

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë”, rrëfim nga Skenderaj për të bëmat e Dejan Peleviq që u arrestua për krime lufte

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Bayern fiton finalen e parakohshme, eliminon Realin

Bayern fiton finalen e parakohshme, eliminon Realin

Arsenali mbron nderin e anglezëve në Ligën e Kampionëve

Arsenali mbron nderin e anglezëve në Ligën e Kampionëve

Emisioni “Info Nata” 15.04.2026

Emisioni “Info Nata” 15.04.2026

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën