Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti njëherit kryetar i LVV-së dhe Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, lidhur me konsultimet për zgjedhjen e presidentit.
Takimi i cili po zhvillohet me ftesë të Kurtit po mbahet në objektet e Kuvendit të Kosovës.
Kurti të dielën ka zhvilluar takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ky takim u zhvilluar në objektin Qeverisë së Kosovës.
Pas takimit Hamza tha se kjo parti nuk mbështet kandidatura për president që nuk përfaqësojnë unitet.








