Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës së Re, do ta mbyllë xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje, luhet sot prej orës 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ku Drenica do të jetë në cilësinë e nikoqirit.
Përballja pritet të jetë tejet interesante, pasi të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.
Drenica është e parafundit në tabelë me 21 pikë të mbledhura, tri më pak se Prishtina e Re që renditet e fundit.









