TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 për qind

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 për qind

Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se Shqipëria po mban inflacionin nën 3 për qind, ndërsa për Kosovën është dyfish më i lartë, ku sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, inflacioni arrin në 5.8 për qind.

Derisa flet nëse ka rreziqe nga luhatjet e tregjeve ndërkombëtare, ai thotë se Shqipëria është afër objektivit të arritjes së inflacionit prej 3 për qind.

Sejko në një intervistë për KosovaPress, thekson se marrëdhëniet në mes Bankës së Shqipërisë dhe Banka Qendrore e Kosovës mbeten të shkëlqyera, me projekte të përbashkëta për stabilitet financiar, modernizimin e sistemeve të pagesave dhe mbikëqyrjen bankare.

“Në Shqipëri neve kemi një normë inflacioni nën 3 për qind, pra ne jemi afër objektivit tonë dhe po shkojmë drejt objektivit të arritjes së inflacionit prej 3 për qind. Për Kosovën do t’iu thotë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, nuk kam informacion konkret”, tha ai.

Sejko nënvizon se marrëdhëniet financiare në mes Shqipërisë dhe Kosovës janë shumë të mira dhe të bazuara mbi projekte konkrete.

“Shqipëria dhe Kosova kanë një bashkëpunim shumë të mirë. Ka një sërë marrëveshje ndërqeveritare, të cilat i përkasin qeverive të dy vendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës. Konkretisht, si guvernator i Bankës Qendrore unë mund të flas kryesisht për marrëdhëniet që ne kemi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Marrëdhënie të shkëlqyera, që në kohë kanë funksionuar shumë mirë dhe vazhdojnë të funksionojnë. Kjo ekspozitë është një shembull i marrëdhënieve shumë të mira dhe koordinimit perfekt që ka Banka e Shqipërisë dhe Banka e Republikës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Ne kemi shumë projekte të përbashkëta, po punojmë së bashku në drejtim të stabilitetit financiar, të mbikëqyrjes bankare, të zhvillimit të sistemeve të pagesave dhe shumë projekte të tjera, të cilat janë në funksion të ekonomisë, por dhe të qytetarëve të këtyre vendeve tona. Sot patëm kënaqësinë që celebruam hapjen e ekspozitës për 100 vjetorin e historisë monetare të Bankës së Shqipërisë, por në radhë të parë të historisë monetare të gjithë trevave shqiptare dhe unë ju garantoj që ne do të vazhdojmë një bashkëpunim të shkëlqyer midis dy bankave qendrore për të mirën e ekonomive tona, për të mirën e qytetarëve dhe të vendeve tona”, thotë Sejko.

Sejko thekson rëndësinë e modernizimit të sistemeve të pagesave, duke përmendur anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, dhe bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Kosovës që ajo të bëhet pjesë e sistemit.

Derisa shprehet se projektet për dixhitalizimin dhe modernizimin e sistemeve të pagesave do të bëjnë që pagesat të jenë më të shpejta dhe me kosto më të ulëta.

“Sigurisht që lehtësimi i transaksioneve do të bëhet nëpërmjet modernizimit të sistemeve të pagesave, që ne po punojmë shumë. Ne në Shqipëri jemi bërë anëtarë të SEPA-s, që është sistemi unik i pagesave në euro, së fundmi, dhe Banka Qendrore e Kosovës po punon, ne po bashkëpunojmë që së shpejti të jetë anëtare e SEPA-s. Projektet për dixhitalizimin dhe për modernizimin e sistemeve të pagesave do të bëjnë që pagesat të jenë më të shpejta dhe me kosto më të ulëta, me komisione më të ulëta. Në këtë aspekt ne jemi duke punuar shumë dhe Banka Qendrore e Kosovës ka bërë një progres mjaft të madh në këtë aspekt dhe kjo do të bëjë shkurtimin e kohës dhe uljen e komisioneve…4:00 Kostot bankare do të vijnë duke u ulur nëpërmjet projekteve që ne po ndjekim për modernizimin e sistemeve të pagesave dhe dixhitalizimit, që janë në proces”, thekson Sejko.

Ai konfirmon gjithashtu se ka marrëveshje të reja në fushën e pagesave dhe mbikëqyrjes bankare, të cilat janë duke u implementuar në kuadër të memorandumeve të bashkëpunimit midis dy bankave qendrore.

“Ne kemi disa marrëveshje në fushën e pagesave, në fushën e mbikëqyrjes bankare, të cilat janë duke u implementuar. Ne kemi ecur dhe vepruar në bazën e marrëveshjes, marrëveshjeve të bashkëpunimit, që i themi në anglisht Memorandum of Understanding, midis bankave tona, dhe puna vazhdon”, shprehet ai.

Ai po ashtu thekson se interesi i investitorëve kosovarë në Shqipëri dhe i atyre shqiptarë në Kosovë, vazhdon të jetë i lartë, duke u shprehur se “investitorët janë të mirëpritur si në atdheun e tyre, qoftë në Shqipëri apo Kosovë.

“Gjithmonë ka pasur interes, vazhdon të ketë interes, investitorët kosovarë, sikurse dhe nga investitorët shqiptarë në Republikën e Kosovës. Patjetër, ky interes është i vazhdueshëm, marrëdhëniet tregtare janë në vazhdimësi, por dhe investitorët pa përmendur emrat e investitorëve, të cilët dihen, tregu i di, janë të mirëpritur pasi si investitorët kosovarë në Shqipëri, ashtu edhe investitorët shqiptarë në Kosovë, janë si në atdheun e tyre”.

Tags: Guvernatori i BankesInflacioniKosoveShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy persona të lënduar nga një aksident trafiku në Istog

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy persona të lënduar nga një aksident trafiku në Istog

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani bisedon me presidentin e Finlandës për zhvillimet politike dhe sigurinë në Kosovë

Osmani bisedon me presidentin e Finlandës për zhvillimet politike dhe sigurinë në Kosovë

Microsoft zhvillon “pllaka qelqi” që mund të ruajnë të dhëna për 10 mijë vjet

Microsoft zhvillon “pllaka qelqi” që mund të ruajnë të dhëna për 10 mijë vjet

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht

​Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen e shtëpive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën